Aktualitet22 Korrik 2019, 03:24

Lindje me operacion, bëni kujdes me këto veprime, ju rrrezikojnë jetën

Shkruar nga Pamfleti
Lindje me operacion, bëni kujdes me këto veprime, ju rrrezikojnë

Shkenca hedh poshtë disa mite të pabesueshme që janë ngritur rreth shtatëzanisë

Gjatë javës së parë pas operacionit, është e rëndësishme që të mos bëni asgjë tjetër, por të kujdeseni vetëm për veten dhe foshnjën e porsalindur.

Mos ngrini pesha të rënda dhe mos u merrni me punë që ushtrojnë peshë mbi plagë. Mos harroni që kur të lëvizni ta mbani barkun me dorë.

Mbajeni trupin drejt dhe plagën me dorë sa herë që të bëni ndonjë lëvizje që mund ta tronditë atë, si për shembull kur kolliteni, teshtini apo qeshni. Kur të ushqeni fëmijën, përdorni jastëkë apo peshqirë për t’u mbështetur.

Merrni mjekime sipas nevojës. Mjeku mund t’ju rekomandojë acetaminofen (tylenol dhe qetësues të tjerë) për lehtësimin e dhimbjeve. Nëse jeni kaps apo lëvizjet e zorrëve shoqërohen me dhimbje, mjeku mund t’ju rekomandojë një stimulues për jashtëqitjen apo një laksativ të lehtë, që blihet pa recetë, siç është edhe “Milk of magnesia”.

Pyesni mjekun se çfarë duhet apo nuk duhet të bëni. Ju mund të ndiheni shumë të lodhura, ndaj mos u sforconi! Jepini kohë vetes që të shëroheni plotësisht. Në fund të fundit, s’ka kaluar shumë kohë që kur keni dalë nga materniteti. Shumica e grave, sapo ndihen pak më mirë, e kanë shumë të vështirë të qëndrojnë shtrirë dhe pa lëvizur.

Mos i jepni makinës derisa të lëvizni lirshëm këmbët dhe bustin. Ndonësedisa gra e marrin veten më shpejtse disa të tjera, nuk duhet t’i japinmakinës për dy javë.

Mos kryeni marrëdhënie seksuale.Mos bëni seks deri kur t’ju thotë mjeku.Normalisht, nuk duhet të kryenimarrëdhënie katër deri në gjashtëjavë pas operacionit. Ndërkohë, nukështë e thënë që të hiqni dorë nga intimiteti.Kaloni sa më shumë kohë me partnerin, qoftë edhe disa minuta nëmëngjes ose në mbrëmje, pasi foshnjënta ketë zënë gjumi.

Mund të filloni të ushtroheni, kurt’jua lejojë mjeku. Merreni sa mështruar. Noti dhe ecja janë zgjedhjeshumë të mira. Javën e tretë ose tëkatërt pas daljes nga materniteti, kamundësi t’i ktheheni veprimtarisënormale në shtëpi.

Komplikacionet e mundshme: pasitë dilni nga materniteti, kontaktoni me mjekun nëse keni shenjat apo simptomate mëposhtme: temperaturë 38 gradë celsius ose më shumë, dhimbje gjatë urinimit, sekrecione vaginale (ujërat epaslindjes) ,më të bollshme krahasuar me zakonisht.

 

Shendeti Era Istrefi Noizy