Lira Gjika: Nëse fëmija juaj ka këtë moshë lexoni këtë lajm sa më parë!

Nga Lira Gjika



Kur fëmija bëhet 10 vjeç edhe pse nuk është më i vogël, ka ende shumë rrugë për tu bërë “i madh”. Datëlindja e tij apo saj, mësëfundi bëhet me dy shifra si e të rriturit. Fillojnë e çfaqen përgjigjet e para “prepotente”, sa shpesh të rriturit gjënden të befasuar.

Është kjo moshë, kur fëmijët fillojnë të bëjnë pyetje të vështira, për jetën, politikën, filozofinë, ekonominë apo sociologjinë. I pëlqejnë mendimet e shokëve dhe përpiqet të sillet si ata, por kërkon ende mbështetjen dhe përkëdheljet e prindërve, madje edhe fytyrën e ka ende prej fëmije.

Zëri fillon të pësojë transformimet e para. Si djemtë edhe vajzat kanë vështirësi në menaxhimin e zërit të tyre. Dhjetëvjeçari është ende në botën e ëndrave edhe pse ka filluar të përftojë ndjesinë e të qenit vetëm. Gjithashtu edhe prindërit e fëmijëve 10 vjeç sillen siç i dikton kjo moshë, pra në mënyrë konfuze, njëherë i thonë djalit apo vajzës së tyre:- ti je i rritur, tashmë je 10 vjeç dhe më pas i thonë:- jo ti nuk e bën dot këtë se je i vogël.

Vetë prindërit janë të pa pregatitur se si të jenë prindërit e një fëmije 10 vjeç. Lira Gjika.