Aktualitet18 Prill 2019, 20:08

Liria e medias në Shqipëri, gazetari ironizon qeverinë: Sa është numri i kazanëve të lali Erit

Shkruar nga Pamfleti
Liria e medias në Shqipëri, gazetari ironizon qeverinë: Sa

Liria e medias në Shqipëri, gazetari ironizon qeverinë: Sa është numri i kazanëve të lali Erit

Ylli Dylgjeri përmes një postimi në rrjet ka reaguar lidhur me lirinë e medias në Shqipëri.

Dylgjeri ka ironizuar atë që ndodh, ndërsa shkruan se detyra më e fundit që Qeveria i ka dhënë grupit mediatik të ERTV është të raportojë për lirinë e ERTV.

“Keni pyetur në Bashki se sa është numri i Kazanëve sot? Lali ERi ka shifra impresionuese”, shkruan Dylgjeri.

Postimi i Ylli Dylgjerit

Raport për Raportin e lirisë së mediave

Kjo është detyra më fundit që Qeveria i ka dhënë grupit mediatik të ERTV. E thënë ndryshe Raport për Raportin:

ERTV të raportojë për lirinë e ERTV-së!

PLOTËSONI PYETSORIN

Pse Raporti i fundit ka llogaritur që liria e medias ka zbritur 7 pikë më poshtë? Ku humbëm pikë Ne?

Ku barazuam?

Si del kjo kjo shifër?

Çfarë metodologjie u përdor?

ORIENTIM

Shifrat tona të flasin vetëm për rritje! Kjo duket në çdo redaksi e TV. Shtypi sot është virtual. Frends-at janë real. Liket po pëlqejnë Liket! Portalet vetëm po rriten. Pastaj shtypi është si ekonomia, vetëm po rritet kudo.

Ja tju pyes Unë: Çfarë është një gjë që rritet

e nuk duket? Ju do të thoni ekonomia.

Jo vetëm- është përgjigja ime. Eshtë edhe Media.

Keni pyetur në Bashki se sa është numri.i Kazanëve sot? Lali ERi ka shifra impresionuese.

Më shumë rriten kazanët se plehrat në Tiranë- thotë Ai.

Atëher ku doli shifra – 7 ? Të korrigjohet.

Përgatisni Raportin.

Aktualitet liria e medias