Aktualitet18 Shtator 2018, 18:46

Lista e “peshqve të mëdhenj”, kryeprokurorja Arta Marku bën konsultimin e fundit me Donald Lu

Shkruar nga Pamfleti
Lista e “peshqve të mëdhenj”, kryeprokurorja Arta Marku

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka pritur sot në takimin e lamtumirës ambasadorin Donald Lu dhe zëvendësambasadoren e re të SHBA-së, Leyla Moses-Ones. Gjatë bashkëbisedimit Prokurorja e Përgjithshme dhe zyrtarët amerikanë theksuan rëndësinë që ka bashkëpunimi mes Prokurorisë dhe agjencive ligjzbatuese të Shteteve të Bashkuara.

“Ambasadori Lu vlerësoi maksimalisht rolin, gatishmërinë dhe përgjegjshmërinë e Prokurores të Përgjithshme Arta Marku, në një periudhë të rëndësishme për zbatimin e legjislacionit të ri të reformës në drejtësi. Prokurorja e Përgjithshme i uroi punë të mbarë zotit Lu në detyrën e re dhe çmoi rolin e tij dhe të ambasadës së Shteteve të Bashkuara për promovimin, hartimin dhe miratimin e reformës në drejtësi. Njëkohësisht, Prokurori i Përgjithshëm i uroi mirëseardhjen në Shqipëri zëvendësambasadores së re znj. Leyla Moses-Ones, duke theksuar vendosmërinë për thellimin e punës së përbashkët për të ardhmen, në luftë kundër kriminalitetit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

“Më lejoni të them që kemi punuar shumë ngushtë me Arta Markun që kur u bë kryeprokurore e përkohshme. Stafi im dhe unë takohemi shumë rregullisht me të; dikush takohet çdo javë për t’i ofruar informacion dhe për të ofruar bashkëpunimin tonë në luftën kundër grupeve kriminale. Unë e shoh si një person serioz dhe një profesioniste që vërtet është përpjekur të bëjë detyrën e saj. Mendoj se është një përmirësim madhor krahasuar me paraardhësin, por edhe kam pritshmëri të mëdha për çfarë do t’i duhet të bëjë për të pasur sukses”, tha diplomati Donald Lu në intervistën e fundit para mbylljes së misionit diplomatik në Shqipëri.

Aktualitet kryeprokurorja Arta Marku bën konsultimin e fundit me Donald Lu Lista e "peshqve të mëdhenj"