Anti-Mafia30 Shtator 2018, 18:50

Lista e turpit, politikanët që mbushin valixhet me para, me lejen e Edi Ramës  

Shkruar nga Pamfleti

Lista e turpit, politikanët që mbushin valixhet me para në buxhetin e shtetit me lejen e Edi Ramës  

Si funksionon mafia politike që sundon shqiptarët pa luftë prej 28 vitesh, pushtuesit e rinj kontrollojnë ekonominë, politikën, zgjedhjet, drogën, prostitucionin, shoqatat dhe drejtësinë

Shqipëria dhe shqiptarët kanë rënë pre e një pushtimi të ri pa luftë dhe i shtrirë gati në tre dekada. Pushtuesi përbëhet nga një kastë politikanësh, të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin si një rrjetë merimange e zezë, për t’u mbrojtur nga drejtësia, për të kontrolluar revoltat sociale, për të garantuar sundimin si kusht për të vjedhur si dhe për të vjedhur si kusht për të siguruar sundimin.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Kasta e politikanëve kontrollon ekonominë, drejtësinë, zgjedhjet, shoqatat, trafiqet, botën e krimit dhe median. Koka e kastës përbëhet nga Sali Berisha, Ilir Meta, Edi Rama, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Pas tyre vjen një armatë me hajdutë, përdhunues, vrasës, tutorë prostitutash, baronë droge etj., të futur në parlament, drejtori dhe në krye të institucioneve.

Bazuar në raportet e Perëndimit, kasta politike fuqizohet dhe garanton sundimin përmes vjedhjes së parave të taksapaguesve shqiptarë, pastrimit të parave të krimit dhe plaçkitjes së pasurive publike.

Sipas raporteve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, çdo vit, mafia në pushtet vjedh rreth 800 milionë euro, kur i gjithë buxheti i shtetit shqiptar është rreth 3.5 milionë euro. Një pjesë e mirë e parave vidhen direkt nga buxheti i shtetit, përmes tenderave dhe kontratave të ndryshme. Zakonisht, politikanët, u japin tenderat sekserëve të caktuar, që janë jashtë politikës, si një instrument për të futur paratë e buxhetit në xhepin e tyre.

Por, vitet e fundit, kasta politike ka gjetur një rrugë më të shkurtër për të marrë paratë e shqiptarëve. Politikani nuk i beson më një biznesmeni sekser për të marrë paratë, por i merr direkt vetë, duke qenë në parlament apo duke qenë ministër.

Në këtë mënyrë, politikani paratë që merr në buxhet nuk i kalon përmes një biznesmeni sekser, që fiton tenderin formalisht, por i merr drejtpërdrejtë, me anë të familjarëve të tij, në emrin e të cilëve ka kaluar kompanitë. Marrja e parave bëhet gjithmonë me lejen e kryeministrit të radhës që është në pushtet. Një pjesë të parave që merr në buxhet, deputeti i hedh në fushatë në zonën e tij elektorale, duke blerë votat e shqiptarëve me lekët e tyre që u ka vjedhur.

Marrin para nga buxheti i shtetit:

Ilir Beqja, mbi 10 milionë euro nga buxheti i shtetit, përmes kompanisë Intech+ 

Sadri Abazi, ka marrë mbi 34 milionë euro përmes kompanisë së tij Usluga shpk

Koço Kokëdhima, shuma të pallogaritshme që kur ishte Edi Rama kryetar i Bashkisë së Tiranës 

Rakip Suli, ka marrë dhe po merr shuma të pallogaritshme përmes kompanive “Aurora Group” dhe “Suli shpk”

Klotilda Bushka, mbi 3 miliardë nga buxheti i shtetit me anë të burrit të saj

 

Ka një listë të gjatë politikanësh që i marrin tenderat përmes miqve të besuar. Disa të tjerë marrin koncesione dhe kontrata të majme, prona dhe fabrika. Ligji e ndalon marrjen e parave publike në një formë të tillë, për shkak të konfliktit të interesit në raport me detyrën, por kasta politike e konsideron ligjin si letër higjenike, për shkak të kontrollit mbi drejtësinë.

Më parë, Gjykata Kushtetuese përjashtoi nga parlamenti deputetët Ilir Beqja dhe Koço Kokëdhima pasi kishim marrë para në buxhet në konflikt interesi, por që të dy vijojnë t’i gëzojnë paratë e marra në arkën e përbashkët të shqiptarëve.

Deputetë dhe politikanë të tjerë, me leje të Edi Ramës, vijojnë të marrin çdo javë valixhet me para nga arka e shtetit shqiptar, pa u ndaluar apo hetuar nga askush.

Është ky lloj pushteti ai që e ka bërë Shqipërinë vendin më të korruptuar mbi tokë, sipas raporteve të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe raporteve të organeve të Brukselit. Raportet janë një kambanë e madhe alarmi, por shqiptarët vijojnë të ja mbathin nga vendi, ndërsa ata që kanë mbetur këtu janë përçarë nga kasta pushtuese. Ata që kanë janë verbuar ende nga propaganda e kastës pushtuese, të lexojnë se çfarë thotë Departamenti Amerikan i Shtetit për politikën dhe qeverinë mafioze shqiptare.

Në raportin më të fundit, DASH thotë: “Investitorët raportojnë shqetësime të vazhdueshme, pasi rregullatorët përdorin legjislacionin dhe rregulloret e vështira për t’u interpretuar, si mjete për të dekurajuar investitorët e huaj dhe për të favorizuar kompanitë e lidhura me politikën. Rregulloret dhe ligjet që rregullojnë veprimtarinë e biznesit ndryshojnë shpesh dhe pa konsultime kuptimplotë me komunitetin e biznesit.

Investitorët e huaj të mëdhenj raportojnë presion për të punësuar nënkontraktorë të lidhur politikisht dhe shprehin shqetësimin për pajtueshmërinë me Aktin e Praktikave të Korruptimeve të Huaja gjatë operimit në Shqipëri. Raportet e korrupsionit në prokurimin e qeverisë janë të zakonshme”.

Bilanci i vjedhjeve vjetore, konstatohet edhe nga institucionet vendase.

Kreu i KLSH ka pohuar: “Nga auditimet e vitit 2017, KLSH ka zbuluar: Dëm ekonomik, parregullsi dhe shkelje financiare (në të ardhurat publike dhe shpenzimet e kryera) në nivelin e 11.5 miliardë lekë, ose 85.8 milionë euro, duke kërkuar shpërblimin e dëmit, pra, arkëtimin e këtyre parave në Buxhetin e Shtetit.

Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, si në të ardhura dhe në shpenzime, në vlerën prej 99.05 miliardë lekë, ose rreth 740 milionë euro.

Në total janë konstatuar shkelje në shumën 110.5 miliardë lekë, ose afërsisht 826 milionë euro”.

Vjedhja e parave të shqiptarëve në arkën e shtetit dhe grabitja e pronave shtetërore është vetëm një aspekt i veprimtarisë kriminale dhe antikombëtare i kësaj kaste politike.

Këta politikanë nuk lejojnë  drejtësinë të veprojë kur djemtë e deputetëve përdhunojnë vajza apo shtypin kalimtarë në rrugë, nën efektin e drogës.

Këta politikanë herë i hapin dhe herë i mbyllin dyert plehrave.

Këta politikanë kanë shitur territoret e Shqipërisë për interesa të pushtetit, kanë shkelur embargo, kanë hedhur fshatra në erë për biznesin familjar, kanë futur popullin në luftë civile, kanë hapur depot e armëve, kanë organizuar grushte shteti, kanë kanabizuar vendin etj./Pamfleti

Anti-Mafia Lista e turpit me lejen e Edi Ramës politikanët që mbushin valixhet me para në buxhetin e shtetit