Kosova23 Nëntor 2022, 09:33

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Lista Serbe ka paralajmëruar protestë të mërkurën në ora 15:00 në pjesën veriore të Mitrovicës.

Kjo u bë e ditur në një fjalim të jashtëzakonshëm të kësaj partie, pas takimit që kanë pasur të martën në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Sot në ora 15:00 do të mbahet takimi i madh i të gjitha grave dhe të gjitha nënave serbe që jetojnë në Kosovë, është thënë në konferencën e jashtëzakonshme për media të sapopërfunduar të Listës Serbe.

Tubime të tjera janë paralajmëruar edhe në të gjitha institucionet.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, në një konferencë për media në Mitrovicë tha se Prishtina, është e vetmja përgjegjëse për dështimin e negociatave në Bruksel.

Ai ka paralajmëruar protesta në të gjitha institucionet, pa specifikuar se kur do të nisin.

Prishtine Lista Serbe Protestë veriu i Kosovës

Kosova