Kosova 9 Nëntor 2022, 09:40

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiç, ka bërë thirrje për serbët në jug të Kosovës që të largohen nga institucionet nëse nuk ka ndryshim të qëndrimit të Qeverisë së Kosovës.

Ai ka thënë se gjendja aktuale në Kosovë është më e keqe në krahasim me periudhën kur serbët shpallën daljen e tyre nga institucionet e Kosovës.

E gjithë kjo sipas tij, është rezultat i “politikës së papërgjegjshme të qeverisë së Kosovës”.

Jevtiç shtoi se nëse nuk ka ndryshim të qëndrimit, dhe se serbët në jug të Ibrit gjithashtu duhet të largohen nga institucionet e Prishtinës.

“Ky është qëndrimi im, ky është qëndrimi i kolegëve të mi. Unë personalisht e kam njoftuar me shkrim edhe kryetarin e Listës Serbe, Rakiq, se besoj se përfaqësuesit politikë të serbëve, që serbët në përgjithësi në jug të Ibrit duhet të largohen nga institucionet dhe kjo është një pyetje që është ende aktuale dhe e hapur. Nëse nuk ndryshon situata, nëse nuk ndryshon kursi dhe qëndrimi i Prishtinës zyrtare dhe nuk ndalet dhuna institucionale ndaj serbëve, jam pothuajse i sigurt se të njëjtin vendim do ta marrin edhe serbët në jug të Ibrit”, u shpreh Jevtiç për Euronews Serbia.

Ai shtoi se dy kushtet për t’u rikthyer në institucione janë formimi i Asociacionit dhe tërheqja e vendimit për targat.

Prishtine Dalibor Jetviq Lista Serbe serbët në veri të Kosovës

Kosova