Aktualitet21 Shtator 2019, 11:45

Live/ Saimir Tahiri me tone të ashpra: Prokuroria italiane hetoi, nuk kam lidhje me akuzat. Të akuzuarit për vrasje janë në

Shkruar nga Pamfleti
Live/ Saimir Tahiri me tone të ashpra: Prokuroria italiane hetoi, nuk kam

Live/ Saimir Tahiri me tone të ashpra: Prokuroria italiane hetoi, nuk kam lidhje me akuzat. Të akuzuarit për vrasje janë në parlament

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dalë sot para mediave, disa orë pasi Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me 3 vjet shërbim prove.

DEKLARATA E SAIMIR TAHIRIT

“S’është më e re as për mua as për njeri se si kaluan dy vite hetime për akuza edhe më të rënda se sa vetë emri i prokurorisë, karroca e prishur e dyshimeve për mua, ndaloi në stacionin e parë.

E ksha kollaj të mbaja mandatin e deptuetit, e lashë vuillnetariasht.

E kisha kollaj të rrija në parlament gjithë kohës, e të shfrytëzoja politikën, siç kanë bërë të gjithë ata para meje, pa asnjë përjashtim. E theksoj pa asnjë përjashtim të gjithë para meje, janë akuzuar për vjedhje e vrasje e nuk janë përballur me drejtësinë, i janë fshehur drejtësisë, e lashë se vetëm drejtësi nën sqetullën e politikës për mua nuk do ishte.
Është më mirë rreziku nga padrejtësia se sa drejtësia që të bën politika ku radha e servilave e shushunjave shtohet e shtohet në kurriz të popullit.

U përballa edhe me ata që heshtën sikur të mos kisha ekzistuar kurrë dhe me ata që s’mu ndanë nga fyti që nga dita ime e parë në politikë.

Por burrat dallohen nga cilësia e armiqve që kanë.

Këtë rrugë zgjodha. Edhe kur isha ministër edhe tani, me këtë rrugë do edukoj fëmijët e mi, vetëm për të vërtetën time. Që kur nisi ky proces mbajta akuza nga më monstruozet”.

vijon…

Aktualitet Live/ Saimir Tahiri me tone të ashpra: Prokuroria italiane hetoi nuk kam lidhje me akuzat. Të akuzuarit për vrasje janë në parlament