Sport16 Maj 2019, 19:44

Liverpooli dhe merkato, Kloppi tregon objektivat

Shkruar nga Pamfleti
Liverpooli dhe merkato, Kloppi tregon objektivat

I pyetur për planet e Liverpulit në këtë merkato, trajneri gjerman, Jurgen Klop, garantoi se nuk do të shpenzohen shuma të mëdha dhe përforcimet do të jenë me pikatore. Në fjalën e tij, Klop tha:

“Nuk ka nevojë të shpenzohen para. Nuk dua të tregoj me përpikmëri se çfarë do të bëjmë në këtë merkato, por përforcimet do të jenë me pikatore. Alternativa jonë më e mirë për të ecur përpara është të vazhdojmë me këtë grup lojtarësh dhe të fokusohemi edhe tek të rinjtë, pasi aty ka shumë lojtarë cilësorë.

Kemi një skuadër të madhe, mund të konkurojmë në të gjitha kompeticionet. Këtë gjë e treguam dhe në këtë sezon. Nëse do të ketë largime, do të shohim në treg për të gjetur zëvendësues”, u shpreh Klop.

Sport