Përfundojnë dy ndeshjet e orës 18:00. Mançester Junajtid ka mundur Liverpulin me rezultatin 3-2 në ndeshjen e vlefshme për FA Cup. Ky takim është mbyllur në barazim 1-1. Të kuqtë zhbllokuan shifrat me Salah në minutën e 18. Braziliani Firminjo pa egjiptianin pas krahëve të mbrojtjes së Junajtid dhe pasoi. Ky i fundit me parabolë të lehtë e dërgoi në rrjetë.
8 minuta më vonë, Mançesteri barazoi shifrat me Grinvud. Me fillimin e pjesës s1% dytë dhe më konkretisht në minutën e 48, Markus Rashford kaloi Junajtid në avanatzh. Pasi dha asistin e bukur për golin e Grinvus, sulmuesi realizoi me diagonale.
Kundërpërgjigjja e Liverpulit erdhi 10 minuta më vonë, kur Salah barazoi shifrat në 2-2. Egjiptiani sërish brenda zonës do të realizonte golin e tij të dytë personal.
Në minutën e 79, Bruno Fernandes shënoi golin e suksesit për djemtë e Solskjaer. Portugezi ktheu në gol një goditje dënimi, të cilën e ekzekutoi në mënyrë perfekte.
Në ndeshjen tjetër, Lacio ka mundur Sasuolon me rezultatin e ngushtë 2-1. Miqtë nga Emilia Romanja realizuan me anë të Françesko Kaputos pas një shpërqëndrimi të mbrojtjes bardhekaltër duke mposhtur Reina.
Në minutën e 25 Milinkovic-Saviç goditi me kokë në një krosim nga goditja e këndit, duke barazuar shifrat në 1-1.
Për t’i dhënë 3 pikëshin skuadrës së Simone Inzagit mendoi Ciro Imobile në minutën e 71.
Me këtë fitore, Lacio mban vendin e 6 me 34 pikë, ndërsa Sasuolo renditet në vendin e 8 me 30 pikë.