Anti-Mafia14 Shtator 2019, 18:07

Lleshaj “qan” për policët e vrarë; por 1 vrasës polici i mbrojtur nga Ardi Veliu, është i lirë e ka marrë PPP-në  

Shkruar nga Pamfleti
Lleshaj “qan” për policët e vrarë; por 1 vrasës

Lleshaj “qan” për policët e vrarë; por 1 vrasës polici i mbrojtur nga Ardi Veliu, është i lirë e ka marrë PPP-në  260 milionë euro “Milot-Balldren”

HIPOKRIZI ME GJAKUN DHE FAMILJET E POLICËVE TË VRARË/ Tallja, qëndron në amoralitetin dhe perversitetin; se në familjen e varfër dhe shtëpinë gërmadhë të policit shkodran Kol Ndreshaj, të vrarë 9 vite më parë në krye të detyrës; ministri Sandër Lleshaj, shoqërohej nga krye-polici Ardi Veliu, pasaniku me vila, apartamente e makina luksi, të përfituar nga “nderet” që u ka bërë grupeve kriminale; i cili, 3 vite më parë, kur ka qenë Drejtor i Qarkullimit Rrugor, ka manipuluar provat e shtypjes së policit Ervin Haxhiaj në Kamëz, duke lehtësuar vrasësin, djalë i një oligarku aktual të “Rilindjes” dhe ish-deputet të PS

Ditën e premte, ministri Sandër Lleshaj, ishte për vizitë nderimi e përkujtimi, në familjen e  policit rrugor, Kol Ndreshaj, vrarë në krye të detyrës në datën 29 gusht 2010 në Shkodër; vizitë e cila nuk është bërë prej 9 vitesh, duke shpërfillur e lënë në mjerim të plotë e me shtëpi kasolle, familjen e tij.

Nëse nga ana formale, kemi të bëjmë me show qeveritar, të servirur si “vizitë përkujtimi e nderimi”, nga ministri drejtues partiak Sandër Lleshaj; në përmbajte të saj, “kafja” në familjen e policit të vrarë, Kol Ndreshaj, ishte hipokrizi, tallje e çnderim i gjakut të tij, për dy faktet që do sjellim më poshtë:

FAKTI I PARË/ Gjatë vizitës në familjen e policit të vrarë, ministri Lleshaj, shoqërohej nga kryepolici Ardi Veliu, mirëpo prezenca e tij atje e në çdo familje polici dëshmor, apo plagosur në detyrë, është fyerje për ta, mbasi Ardi Veliu, është fshehës i krimit, në një vrasje polici me shtypje të qëllimshme me makinë; duke bërë raport fals, për të lehtësuar autorin e vrasjes.

Konkretisht zoti ministër, kur Ardi Veliu ka qenë Drejtor i Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë të Shtetit (29.07.2016-27.04.2017); ka manipuluar raportin e konstatimit fizik e rrethanor në vend-ngjarje, të vrasje-shtypjes me makinë në krye të detyrës në post-bllok rrugor; të policit Ervin Haxhiaj, ndodhur në datën 26.09.2016 në Kodër-Kamëz.

Kjo vrasje me makinë, u bë nga Arnold Kola, djali i oligarkut aktual të PPP-ve të kryeministrit Rama, ish-deputet i PS, Ndue Kola, për të cilin Ardi Veliu, dërgoi në prokurori e gjykatë, një akt-ekspertim të manipuluar me rrethana lehtësuese për autorin e me “faj” për viktimën.

Në raportin e policisë rrugore, nuk përcaktohej si aksident me pasojë vrasje e plagosje të dyfishtë policësh, por shkruhej vetëm kaq: “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor, në mënyrë të parregullt”; dhe mbi bazën e këtij raporti, autori i vrasjes së policit u dënua vetëm 2 vjet burg, por u lirua me kusht si “shkelës rregullash qarkullimi”.

FAKTI I DYTË/ Ju zoti ministër, ndoshta nuk keni asnjë përgjegjësi ligjore, por vizitat që keni nisur nëpër familjet e policëve të vrarë, ua pakësojnë akoma më shumë, “kreditet” e presonalitetit si ushtarak i lartë me gradën “Gjeneral Brigade”; mbasi ju jeni edhe drejtues partiak i PS në një nga prefekturat e vendit; si përfaqësues i qeverisë, që u jep koncesione… vrasësve të policëve.

Konkretisht zoti ministër, gjersa “ndjeni dhimbje e nderim”, për policët e vrarë dhe familjarët e tyre; po ju kujtojmë me fakte, se vrasësi i  policit Ervin Haxhiaj dhe plagosjes së 2 policëve të tjerë në detyrë 2 vite më parë në Kodër-Kamëz; tashmë është i lirë e madje bashkë me babain e tij Ndue M. Kola, oligark i “Rilindjes” dhe ish-deputet i PS, kanë marrë koncesionin 260 milionë euro, të rrugës Milot-Balldren dhe mesatarsisht, marrin 134 tendera shteti në vit.

DY PYETJE, ZOTI MINISTËR I BRENDSHËM:

Nëse mundeni zoti ministër, ktheni një përgjigje për shqiptarët, por pa marrë “konulencën” e Ardi Veliut, kapobandës së policisë, që zhgryhet në orgji me bosët e krimit, milionat e të cilëve, vrasin policët në kurthe aksionesh e informacinesh të shitura, nga drejtues-maskarenjtë, që prej 30 vitesh me ryshfet e lidhje nepotike-politike-kriminale, po sunojnë kupolën e  policisë./Pamfleti

Anti-Mafia është i lirë e ka marrë PPP-në  260 milionë euro “Milot-Balldren” Lleshaj “qan” për policët e vrarë por 1 vrasës polici i mbrojtur nga Ardi Veliu