Aktualitet 9 Nëntor 2018, 10:03

“Lleshi”/ Ilir Meta sulmon dhe viktimizohet: Amatorë, më lini të bëj detyrën time me përgjegjshmëri të plotë

Shkruar nga Pamfleti
“Lleshi”/ Ilir Meta sulmon dhe viktimizohet: Amatorë, më

“Lleshi”/ Ilir Meta sulmon dhe viktimizohet: Amatorë, më lini të bëj detyrën time me përgjegjshmëri të plotë

Presidenti Ilir Meta foli para mediave për çështjen e mosdekretimit të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.

“Amatorët të lexojnë kushtetutën dhe të mësojnë kompetencat e presidentit. Kam një pyetje: A mundet parlamenti të rrëzojë dekretin e presidentit për një ministër. Më lini të bëj detyrën time me përgjegjshmëri të plotë”, u shpreh Meta.

Ndërkohë Edi Rama do t’i dërgojë presidentit Ilir Meta sërish sot dekretin për emërimin e Sandër Lleshit në postin e Ministrit të Brendshëm. Rama ka thënë se dekreti do të shoqërohet me një “relacion shterrues” që do t’i japë mundësi Metës të krijojë bindjen e plotë për Lleshin.

Kryesore Meta