Aktualitet19 Qershor 2019, 10:38

Lobimi rus, Basha shkon në prokurori për të dhënë dëshminë e parë

Shkruar nga Pamfleti
Lobimi rus, Basha shkon në prokurori për të dhënë

Dosja me lobimin rus në SHBA, Lulzim Basha shkon në prokurori si i pandehur. Kujtojmë se Lulzim Bashës i ishte vënë një afat deri në 20 qershor për t’u paraqitur në Prokurori.

Ditën e hënë Basha refuzoi fletë thirrjen për të shkuar në organin e akuzës, pasi më parë kërkoi që të njihej me provat, ndërsa prokuroria i la afat deri në 20 qershor, në të kundërt do të shoqërohej me forcë. Por Basha vendosi që të ngjiste vetë sot paradite shkallët e prokurorisë së Tiranës.

Lulzim Basha së bashku me ish-sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani që u paraqit dje në prokurori, por edhe Ilir Dervishin sipas prokurorisë akuzohen për falsifikim dhe fshehje të financimeve. Vendimi i prokurorisë së kryeqytetit vjen pas letër-porosive nga SHBA. Lulzim Basha akuzohet se ka fshehur financimin prej 650 mijë dollarë në SHBA për fushatën e elektorale të vitit 2017.

Konkretisht, Basha, Ristani dhe Dervishi akuzohen për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale (pastrim parash)” dhe “Falsifikim të vulave, stampave ose formularëve”, akuza këto që rrezikojnë t’i dënojnë deri ne 10 vite burg.

Aktualitet