Anti-Mafia 9 Qershor 2019, 11:00

Lojë hajdutësh/ ILDKP ka bërë vlerësim fals, për pasuritë e 374 drejtuesve të politikës, qeverisjes, drejtësisë e pol

Shkruar nga Pamfleti
Lojë hajdutësh/ ILDKP ka bërë vlerësim fals, për

Lojë hajdutësh/ ILDKP ka bërë vlerësim fals, për pasuritë e 374 drejtuesve të politikës, qeverisjes, drejtësisë e policisë

Sipas ligjit, nëse nuk të bie shorti i verifikimt të deklartaës pasurore, ILDKP nuk ta verifikon pasurinë e deklaruar as kur lë postin, për më tepër, që shortin dhe kontrollin i ka kompetencë vetëm shefi ILDKP, Shkëlqim Ganaj, të cilit “çuditërisht, nuk i ka rënë në short as emri i tij, megjithëse sipas proces-verbaleve, figuron se ka qenë pjesë në 44 shorte, ku “goglat” dhe “letrat me vrimë”, i ka rrotulluar e përzgjedhur vetë     

Një tjetër skandal i rëndë, ka dalë nga “punët në të zezë”, që bëhen prej shefave të institucioneve ligj-zbatuese, të cilët kanë detyrë e detyrim, të hetojnë dhe verifikojnë deklarimet pasurore të zyrtarëve të lartë të shtetit, por që për shumë emra të njohur e të fuqishëm të politikës, qeverisë, drejtësisë e policisë, janë fshehur qëllimisht, me hetime fiktive e raporte false.

Jo vetëm mos përputhjet e të dhënave me pasuritë faktike, të konstatuara nga KLP, KPA e ONM, për vlerësimin pasuror të gjyqtarëve, por dhe 2 raportet e SHISH e Drejtorisë së Anti-krimit Ekonomik Financar të muajit prill 2019, kanë zbuluar, se kreu i ILDKP, Shkëlqim Ganaj, një ish-gjyqtar, prokuror e hetues me “CV me njolla” në Elbasan, ka hartuar raporte false, për pasuritë e shtetarëve.

Përveç “çudisë”, që prej 16 vitesh nga krijimi i ILDKP, një grup politikanësh, kryepolicësh, kryebashkiakësh, gjyqtarësh e prokurorësh “VIP bëmash”, nuk po i kap “gogla”, apo “letra me vrimë” e shortit për verifikimin pasuror, rezulton se KPK, KPA e ONM gjatë “Veting”ut, si dhe SHISH e Hetimi Anti-krimit pas denoncimeve të shumta, kanë zbuluar se ILDKP ka hartuar raporte false, për pasuritë e 374 zyrtarëve të lartë, duke ua quajtur “Deklarime të sakta, për pasuri të justifikuara”.

Këtu nuk e kemi fjalën, pse në 613 shorte, të hedhur në këto 16 vite punë të ILDKP-së, nuk po i bie shorti, verifikimit të deklarimeve pasurore të Berishës, Metës, Ramës, Bashës, Ballës, Manjës, Kryemadhit, Xhafës, Veliajt, Dakos, Ahmetajt, Ballukut, Kodhelit, Gjiknurit, Veliut, Lleshajt, Felajt, Spiropalit, Flamur Nokës, Vokshit, Hysit, Sejdinit, Mediut, Rulit, Bodes etj.

Skandali që ka ardhur si denoncim në “PAMFLETI”, bënë fjalë, për falsitetin e pasurive të gjyqtarëve, prokurorëve, kryepolicëve e zyrtarëve, të cilëve u ka rënë shorti i verifikimit dhe pasuritë miliardëshe e “mal” pronash të tyre, janë nxjerr “të pastra, të justifikuara dhe pa pasuri të fshehura”.

Kështu ndodhi me pazarxhinjtë e dosjeve, Llalla, Zaganjori, Arta Marku, Alaudin Malaj, Artan Broci, Hysni Demiraj e deri Donika Prela, që e ka nisur punën me jetë familajre në konviktet e punëtorëve të ish-“NISH GOMA”-Durrës dhe tashmë, është miliardere e pasanike, sipas saj, “të blera vetëm me kursimet nga paga mujore”.

Por kështu, mund të ndodhë dhe me deklaratat e pasurive të Gjin Gjonit, Saida Dollanit e 600 prokurorëve dhe gjyqtarëve, por dhe me Ardi Veliun e 410 drejtues të lartë policie, që do kalojnë në filtrin e “Veting”-ut, për të cilët ILDKP, ka detyrim ligjor të bëjë verfikim pasuror.

Zyrtarët, të cilëve u janë bërë verifikime pasurie false, janë akoma në poste të larta drejtuese, madje edhe në drejtësi, por shumë të tjerë kanë ikur nga politika, drejtësia, policia, doganat, tatimet, diplomacia e sektorë të tjerë me pensione, dorëheqje shkarkime, duke mos u hapur asnjë hetim, për pasuritë gjigande që kanë vënë gjatë ushtrimit të detyrave.

Sipas të dhënave, skema që përdoret për raportet pasurore false të ILDKP, realizohet me “kulaç, ose me kërbaç”, pra, ata shefa sektorësh e inspektorësh, që pranojnë të hartojnë raporte fiktive, shpërblehen me benefite të ndryshme, ndërsa ata që hedhin “vickla” e nuk pranojnë të hartojnë raport false, paralajmërohen e largohen nga puna, me përshëndetjen epike të ish-ministrit Ilir Beqja: – “Suksese në jetë”.

NË VIJIM, do publikojmë fakte nga bashkëveprimi, me sekserë shoferë, sekretare e avokatë gjykatash dhe prokurorie, me bankierë, tatimorë dhe me zyrtarë e inspektorë të “besuar” të ILDKP, që kanë detyrë verifikuese e kontrolluese në terren e institucione, por bien dakord, për të mos raportuar pasuritë e pa fshehura./Pamfleti

Anti-Mafia drejtësisë e policisë ILDKP ka bërë vlerësim fals Lojë hajdutësh për pasuritë e 374 drejtuesve të politikës qeverisjes