Aktualitet18 Tetor 2018, 15:44

Lojrat e fatit “mashë e nxehtë”, që paralajmëron rrezik

Shkruar nga Pamfleti
Lojrat e fatit “mashë e nxehtë”, që paralajmëron

Lojrat e fatit janë një “mashë e nxehtë”, pavarësisht qëllimeve të fshehura të Edi Ramës.  Pas tyre është bota e errët e krimit, që ka pastruar paratë me lidhje direkte me politikën. Nga ministra, deputetë, zyrtarë të lartë të policisë, të gjithë kanë “llokmën e majme” të tyre nga ky biznes miliardash.

Pikërisht pse tentakulat u shtrinë me bekimin e qeverisë, krimi nuk ta “fal” borxhin kollaj. Të gjithë këta kanë marrë fitimet e tyre duke këmbyer recriprokisht interesat.

Pjesa padukshme pas tyre është shumë herë më e madhe dhe e bën të rrezikshme situatën, duke sinjalizuar përplasje të forta që mund të pasohen edhe viktima.

Edi Rama, me firmën e tij, i dha të vëllait koncesionin korruptiv prej miliona eurosh të monitorimit të sistemit online të pikave të basteve, të cila, gjatë qeverisë së Edi Ramës, u katërfishuan që fitimet e të vëllait të jenë edhe më të mëdha.

Po ashtu  1 nga 3 kompanitë më të fuqishme të basteve në Shqipëri zotërohet nga Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm, i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge dhe pjesëmarrje në krim të organizuar .

Ndaj pyetja që shtrohet është: Kë do të ndalojë Edi Rama? Pas fitimeve marramendëse janë po njerëzit e tij, që i kanë shpërndarë me thasë nëpër fushata.

Rama po punon me dy standarde për të tijtë dhe rivalët, ndaj ajo që po hidhet si “shashkë” lehtë, mund të rezultojë e idhët.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Aktualitet