Sport21 Tetor 2019, 21:17

Lojtari i Partizanit tregon emocionet e golit, Cordeiro është kthyer në superstar

Shkruar nga Pamfleti
Lojtari i Partizanit tregon emocionet e golit, Cordeiro është kthyer

Partizani bëri një goditje të rëndësishme në merkato duke afruar në ekip William Cordeiron. Ish-lojtari i Kukësit u kritikua në sfidat e para, por tani duket se ka gjetur veten. Ai po shënon vazhdimisht dhe e bëri diçka të tillë dhe në sfidën ndaj Vllaznisë. Ekipi i kuq fitoi 1-3 në minutat e fundit, ndërsa braziliani shënoi golin e parë.

Cordeiro ka folur për mediet braziliane dhe ka shprehur gëzimin e tij për golin e shënuar ndaj Vllaznisë. “Ndeshja kundër Vllaznisë ishte shumë e vështirë. Rezultati ishte i barabartë deri në sekondat e fundit, por ia dolëm të fitonim. Jam i lumtur që shënova sërish dhe që ndihmova skuadrën të marrë këto tri pikë shumë të rëndësishme”, tha Cordeiro.

Sport Partizani William Cordeiro