

Trajneri i Real Madrid, Julen Lopetegui foli i bindur se humbja e mbrëmshme kundër Atletico në Supërkupën e Europës nuk do të thotë asgjë. Sipas trajnerit të Realit, Atletico e meritonte dhe se skuadra e tij nuk e vlerësoi maksimalisht.
Po ashtu, Lopetegui tha se edhe sikur të kishin humbur 10-0, në merkato nuk do të ndërhyjë më: “Ajo që u përvijua nga politika sportive e klubit nuk ndryshon nga kjo finale, – tha Lopetegui për “Movistar”. – Tani fillon La Liga, e cila është një garë shumë e rëndësishme për mua. Atje duhet ta fillojmë mirë.
Ne ishim duke luajtur mirë në kohë shtesë, ishim duke dominuar, kombinuar, luajtur së bashku, me ndjenja të mira, por pas rezultatit 3-2, loja ka ndryshuar. Këtu u shfaqën probleme dhe ne kemi kërkuar zgjidhje me vendime të rrezikshme.
Në finale, diferenca shënohet nga gabimet që mund të shfrytëzohen dhe Atletico Madridi u treguar ekspert në këtë drejtim. Ata na kanë mundur dhe duhet t’i përgëzojmë, sepse kanë fituar me meritë”.
more recommended stories
Rakitic i bën dalje të gjithëve, qesh me Interin
Gjatë javëve të fundit është përfolur.
Partizani fiton ndaj Flamurtarit, dopietë nga shkodrani Hebaj
Partizani sot ka mposhtur 3-1 Flamurtarin.
“Remuntada” fantastike ndaj Sevilla-s, Messi shënon tripletë
Lionel Messi ka mrekulluar të gjithë.
Skandal në Partizani-Flamurtari, tifozët godasin fotografin
Andi Ribaj shënoi golin e barazimit.
Leave a Comment