Showbiz19 Tetor 2018, 13:38

Lori Hoxha mbush 25 vjeç, zgjedh vendin e përkryer për të festuar ditëlindjen

Shkruar nga Pamfleti

Lori Hoxha feston sot 25 vjetorin e ditëlindjes, ja ku po feston trashëgimtarja e Top Channel

Lori Hoxha është një nga vajzat më të komentuara në showbizin shqiptar. Ajo është shumë e ndjekur në rrjetet sociale dhe postimet e saj pëlqehen shumë nga fansa. Ditën e sotme trashëgimtarja e ‘Top Medias’, feston ditëlindjen. Ka qenë i dashuri i saj, Vis Bajraktari ai i cili në orët e para të ditës së sotme e ka uruar Lorin me një dedikim shumë romantik.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

“Zemra më del jashtë kontrollit kur të shoh”, ka shkruar ai pranë fotos, ku Lori është ulur pranë prehrit.Ndonëse ajo nuk ka lajmëruar asgjë për ditëlindjen, sot Lori mbush 25 vjeçe. Një vit më parë, blogerja festoi në një festë madhështore në Tiranë  24 vjetorin, ku të pranishëm ishin shumë VIP-a shqiptar. Siç duket këtë vit ajo do të festojë në Londër pasi prej disa ditësh ndodhet atje, madje dhe e motra Sara ditën e djeshme është nisur për në Angli.

Showbiz Ditëlindje Lori Hoxha