LSI iu ‘pi gjakun’ qytetarëve, arrestohet këshilltari që iu bashkua PS-së pak kohë më parë, abuzoi me pronat (Emri)

LSI iu 'pi gjakun' qytetarëve, arrestohet këshilltari që iu bashkua PS-së pak kohë më parë, abuzoi me pronat (Emri)

Pas skandalit me tenderat që u zbulua në Spitalin e Shkodrës, një tjetër skandal ka përfshirë qytetin verior, këtë radhë me hipotekën, ku të përfshirë janë edhe politikanë. Hetimi ka zbuluar korrupsionin me pronat në këtë hipotekë, në të cilin përfshihej dhe këshilltari Mirjan Bletaj, që tashmë është nën siglën e PS, por që pak muaj më parë ka kaluar nga radhët e LSI.

Ai është ndaluar nga policia, së bashku me tre persona të tjerë, të përfshirë në skenën korruptive. Arrestimet dhe ndalimet janë bërë me urdhër të Prokurorisë së Shkodrës për abuzim me pronat.

Policia ka bërë ndalimin e Mirjan Bletajt këshilltar i bashkisë Shkodër, nën siglen e PS, i cili ka kaluar pak muaj më parë nga radhët e LSI-së, njëherazi edhe jurist i zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme si dhe Sokol Tirana. Ndërsa dy persona të tjerë, Joan Zefi dhe Ndoc Tara janë prangosur me akuzën e ndikimit të paligjshëm te funksionarët publikë.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.607, lidhur me veprat penale të parashikuara nga nenet 245/1, paragrafi i dytë dhe 259 të K.Penal.

Në kuadër të këtij procedimi penal, me datë 20.09.2018, janë ndaluar me urdhër të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër të dyshuarit:

Mirjan Bletaj, me detyrë jurist pranë ZVRPP Shkodër, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 259 i K.Penal;

Sokol Tirana, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 245/1, prgr.2;

Si dhe janë arrestuar në flagrancë të dyshuarit:

Joan Zefi, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 245/1, prgr.2;

Ndoc Tara, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 245/1, prgr.1;

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti