Aktualitet20 Shtator 2018, 12:13

LSI pranon talljen: Tavo e Koka, do jenë vetëm 1 minutë në seancë, për të mos djegur pagat e mandatet, kjo bëhet çdo 6

Shkruar nga Pamfleti

LSI pranon talljen: Tavo e Koka, do jenë vetëm 1 minutë në seancë, për të mos djegur pagat e mandatet, kjo bëhet çdo 6 muaj

Pas lajmit në “PAMFLETI”, për prezencën e dy deputetëve të LSI në seancën sotme 20 shtator 2018, duke braktisur mbledhjen e qeverisë “hije” të Vlorës,  sqaron shefe Monika Kryemadhi, ëndërrimtare për zv/kryeministre ose kryetare kuvendi

Sot, “PAMFLETI” publikoi lajmin, se dy deputetë të partisë “Mori i Kuq” (LSI), ai i listës së Gjirokastrës Vangjel Tavo dhe i listës së  Durrësit Lefter Koka, kanë refuzuar të marrin pjesë, në mbledhjen e qeverisë “hije” në Vlorë dhe, do të jenë prezent, në punimet e seancës parlamentare, së bashku me mazhorancën,

Pas këtij lajmi, ka reaguar shefja e e partisë “Mori i Kuq”, Monika Kryemadhi, duke bërë një sqarim të “vockël” zyrtar, sipas të cilit, deputetët Vangjel Tavo e Lefter Koka, nuk e kanë tradhëtuar partinë e idealeve të tyre LSI, por do të marrin pjesë në seancë, vetëm 1 minutë, sa për të rifreskuar 6 mujorin e pagës dhe që të mos u digjet mandati i deputetit, mbasi kanë munguar 6 muaj “për arësye familjare”.

Sqarimi i Monikës, pranon skandalin se deputetët e saj, janë punojnë për interesat e tyre


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
DEKLARATA E LSI: “Sot në Kuvend, do marrin pjesë dy deputetët e LSI-së, Lefter Koka dhe Vangjel Tavo. Ata do jenë në sallë, vetëm për procedurë, pasi janë në limitet e afatit 6 mujor, të mos prezencës në sallë. Pra, do të jenë sot në parlament, për të shmangur djegien e mandatave dhe pas kësaj procedure, ata do braktisin sallën menjëherë. Deputetët Tavo dhe Koka, kanë munguar për arësye familjare”.

“PAMFLETI”, ka zbuluar “arësyet familjare”, të dy deputetëve

Burimet tona, thonë se “arësyet familjare”, të deputetëve Tavo e Koka, të cilat pronarja e LSI i ka mbajtur sekret, janë këto:

KUJTESË: Kjo tallje me votuesit dhe hajdutëri taksash publike, që bëjnë deputetët e LSI dhe 42 deputetë të PD e PS, duke marrë mliona lekë paga e shpërblime, pa shkuar në punë, pranohet nga vetë kryehajdutja e LSI, Monika Krymadhi,  me deklarimin e saj zyrtar, se 2 deputetët Tavo e Koka, do paraqiten në seancë, vetëm 1 minutë sa për efekt rifreskimi pagash e mbrojtje mandati dhe, do largohen menjëherë.

Kryesore do jenë vetëm 1 minutë në seancë kjo bëhet çdo 6 muaj LSI pranon talljen për të mos djegur pagat e mandatet Tavo e Koka