Luciano Boçi kërcënon Lindita Nikollën: Dita e gjykimit po të afron

Luciano Boçi kërcënon Lindita Nikollën: Dita e gjykimit po të afron

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi përmes një statusi në rrjetet sociale, sulmon ministren e Arsimit Lindita Nikola pasi thirrjes që i bëri prokurorisë për të hetuar daljen e testit të matematikës te maturantët përpara provimit.

Boçi thotë se përgjegjëse është ministrja Nikolla, jo vetëm për daljen e tezës, por edhe për shkatërrimin e sistemit të arsimit në vend.

Postimi i Luçiano Boçit
Ministrja e vënë prej kohësh nën akuzë për grabitjen e të dhënave personale të nxënësve dhe të prindërve për qëllime të ngushta politike, thërret sot në ndihmë prokurorinë për interesa personale.
Në detyrën si ligjvënës ne mbrojmë interesin publik dhe qytetar dhe interesi i fëmijëve tanë është interesi më i lartë.

Në emër të tij ne kemi denoncuar dhe do të denoncojmë publikisht çdo rast abuzimi, shkelje të ligjit dhe shpërfillje ndaj mundit, sakrificës dhe djersës së tyre.

Ministrja e di mirë se është ajo vetë përgjegjësja kryesore si titullare e institucionit, e daljes dhe qarkullimit të testeve të maturës shtetërore.

Ministrja mban përgjegjësi të plotë ligjore që testi u fotografua në sallë dhe u shpërnda nëpërmjet telefonit, te ndaluar sipas ligjit.

Ministrja e di mirë se ështē ajo përgjegjësja që ka degraduar Maturën në mall online dhe ka shkelur me këmbë punën disa vjeçare të nxënësve e prindërve.

Është ajo që trafikon testet e maturantëve për të mbuluar shkatërrimin që ka mbjellë në arsim.
Është ajo që e ka shndërruar arsimin në një magazinë pa inventar nxënësish, ku nuk fiton më i miri, më i përgaturi, por më i shkathti e i shpejti.

Është ajo dhe Rama i saj që tallen çdo ditë me maturantët, rininë e prindërit e tyre, me të ardhmen e shpresën e tyre.

Përgjegjësit ligjorë dhe moralë të kësaj katrahure janë Rama dhe Nikolla.

Më mirë të kishe heshtur zonja Ministre!

Dita e gjykimit po afron….!