Politike22 Maj 2019, 16:43

Luçiano Boçi: Nuk mund të ketë garë me një kandidatë, presidenti të mos mbrojë 30 qershorin e Ramës

Shkruar nga Pamfleti
Luçiano Boçi: Nuk mund të ketë garë me një

Luçiano Boçi: Nuk mund të ketë garë me një kandidatë, presidenti të mos mbojë 30 qershorin e Ramës

Në një postim në facebook, ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, është ndalur tek zgjedhjet lokale, të cilat se ato nuk mund të zhvillohen pa opozitën, pasi Kodi Zgjedhor nuk parashikon garë me një kandidat.

Boçi ka publikuar edhe nenin 166 të Kodit, ish deputeti shkruan se aty përcaktohet qartë se garë me një kandidat nuk mund të ketë, sepse nuk mund të përllogaritet fituesi.

Postimi i plotë:

PSE PRESIDENTI NUK MUND TA MBROJË 30 QERSHORIN E RAMËS?

Rama i kërkon Metës që ky i fundit të mos sulmojë Reformën me anë të së cilës Rama e ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese, por të mbrojë 30 qershorin e dekretuar.

Të mbrojë pra të pambrojtshmen: turpin zgjedhor që po përgatit Rama.

Rama nuk po e kupton ende që ka kundër jo vetëm qytetarët, jo vetëm opozitën, por dhe vetë Kodin Zgjedhor. Neni 166 i Kodit e përcakton qartë se garë me një kandidat nuk mund të ketë, sepse nuk mund të përllogaritet fituesi.

Kodi nuk parashikon garë me një kandidat. Zgjedhje pa opozitë nuk mund të ketë thotë Kodi.

Fituesi është produkt i votave pro krahasimisht me votat kundër, ose më saktë i votave të tjera pro që merr kundërshtari. Mbrojtja e vetme për Ramën mund të ishte një interpretim nga Gjykata Kushtetuese.

Presidenti është shumë i qartë. Për ironi të fatit Ramës po i kthehet në bumerang pengimi i ngritjes së Gjykatës Kushtetuese. E ka humbur toruan nga paniku. Edhe kur i japin “këshilla” fillon e bërtet. 25 Maji është shumë afër, prandaj!!!!!

Politike Luçiano Boçi: Nuk mund të ketë garë me një kandidatë presidenti të mos mbrojë 30 qershorin e Ramës