Kulture31 Gusht 2019, 12:51

Lufta për mbrojtjen e Teatrit, Budina vendoset në krye të SASE: Synojmë të mbrojmë të drejtat e anëtarëve të saj

Shkruar nga Pamfleti
Lufta për mbrojtjen e Teatrit, Budina vendoset në krye të SASE:

Lufta për mbrojtjen e Teatrit, Budina vendoset në krye të SASE: Synimi të mbrojmë të drejtat e anëtarëve të saj

Pas largimit të aktorit Alert Çeloaliaj si kryetar i SASE, Sindikata e Artistëve të Skenës dhe Ekranit, vendin e tij e zë Edmond Budina.

Sindikata e Artistëve të Skenës dhe Ekranit (SASE) njofton se më datë 29 gusht 2019, në sallën e Teatrit Kombëtar, ora 19:30 – 20:45, u zhvillua Asambleja e Përgjithshme, e cila zgjodhi kryesinë e re.

Në Asamble morën pjesë 26 anëtarë (3 prej të cilëve me delegim vote) nga 32 anëtarë gjithsej. Në përfundim të procesit të votimit dhe numërimit të votave, u shpall përbërja e Kryesisë së re, si vijon:

Edmond Budina, kryetar
Kastriot Çipi, anëtar
Neritan Liçaj, anëtar

Adriana Tolka, anëtare
Ilir Butka, anëtar

Brenda javës së ardhshme, Kryesia e re e SASE-s do të shpallë publikisht prioritetet e saj dhe do të nisë punën në mbrojtje të të drejtave të punës të anëtarëve të saj.

 

Kulture Budina vendoset në krye të SASE: Synojmë të mbrojmë të drejtat e anëtarëve të saj Lufta për mbrojtjen e Teatrit