Bota20 Prill 2019, 16:48

Luftimet kundër terroristëve, vriten katër ushtarë

Shkruar nga Pamfleti
Luftimet kundër terroristëve, vriten katër ushtarë

Luftimet kundër terroristëve, vriten katër ushtarë

Katër ushtarë turq janë vrarë gjatë përleshjes së armatosur me anëtarët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit në juglindje të vendit, pranë kufirit me Irakun. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria turke e mbrojtjes.

Një agjenci turke e lajmeve njoftoi se kurdët e kanë sulmuar një bazë ushtarake në rajonin malor të Cukurcas, i cili është pjesë e provincës së Hakkarit. Ushtria turke u kundërpërgjigj me një operacion të gjerë kundër militantëve kurdë.

“Si pjesë e operacioneve të vazhdueshme përgjatë kufirit Turqi-Irak, katër ushtarë u vranë gjatë luftimeve me terroristët, pavarësisht të gjitha përpjekjeve për t’i shpëtuar ata”, thuhet në deklaratën e ministrisë, duke shtuar se në këto luftime u vranë gjithsej katër ushtarë dhe u plagosën gjashtë të tjerë.

Terroristët ndodhen nën sulme të ashpra përmes operacioneve nga ajri dhe automjeteve tokësore”, u tha në këtë deklaratë.

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit i ka nisur përpjekjet për autonomi të rajonit juglindor që nga viti 1984. Sidoqoftë, Turqia, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara e cilësojnë këtë grup si organizatë terroriste, shkruan “Reuters”.

Bota Luftime terroristët