Aktualitet26 Janar 2019, 13:56

“Luftoni për Evropën, shkatërruesit do ta rrënojnë”! Ismail Kadare bashkë me intelektualët botërorë ngrenë alarmin

Shkruar nga Pamfleti
“Luftoni për Evropën, shkatërruesit do ta

“Luftoni për Evropën, shkatërruesit do ta rrënojnë”! Ismail Kadare bashkë me intelektualët botërorë ngrenë alarmin

Intelektualë, shkrimtarë, historianë dhe fitues të çmimit ‘Nobel’ në mbarë botën, përfshi dhe shkrimtarin e njohur shqiptar, Ismail Kadare, kanë nënshkruar një manifesto, të botuar në shumë gazeta, mes tyre edhe në prestigjiozen “The Guardian”, ku ngrenë alarmin se ideja e Europës po shpërbëhet para syve të tyre.

“Luftoni për Europën – ose shkatërruesit do ta rrënojnë atë”. Me këtë titull hap shkrimin e bujshëm gjiganti britanik “The Guardian”, ku thuhet se intelektualët nga e gjithë bota i bashkohen një apeli të fortë për të mbrojtur Europën.

“Vlerat intelektuale në Europë po përballen me një sfidë që nuk është parë që nga vitet 1930”, shprehen firmetarët e mëdhenj, të cilët kanë nënshkruar manifestin, përmes të cilit japin alarminpër shpërbërjen e Evropës.

Reagimi vjen në kuadër të aktualitetit, e teksa Britania e Madhe po shkon drejt përmbushjes së Brexit-it.

“Ideja e Evropes eshte ne rrezik. Evropa po sulmohet nga profetët e rremë, të cilët janë të dehur nga pakënaqësitë. Ajo është braktisur nga dy aleatët e mëdhenj të cilët në shekullin e kaluar e kanë shpëtuar dy herë nga vetëvrasja. Kontinenti është i prekshëm ndaj ndërhyrjes gjithnjë e më të furishme nga Kremlini”- thuhet ne shkrim, e me tej shtohet se “Duhet të veprojmë tani, ose Europa do të zhduket nën dallgët e populizmit. Duhet të rikthejmë vullnetarizmin politik, ose të pranojmë se do të rrethohemi e do të pushtohemi nga urrejtja dhe pasionet e zymta që e ndjekin”.

Sipas firmetarëve, “nëse nuk ndërmerren përpjekje për të luftuar populizmin, zgjedhjet në BE do të jenë më fatkeqët që ka parë BE; fitore për shkatërrimtarët; turp për ata që ende besojnë te trashëgimia e Erasmusit, Dantes, Gëtes dhe Komeniusit. Një përbuzje e inteligjencës e kulturës; shpërthim i ksenofobisë dhe antisemitizmin; një katastrofë”.

Emrat që kanë firmosur: Vassilis Alexakis, Svetlana Alexievitch, Anne Applebaum, Ismail Kadare, Jens Christian Grøndahl, David Grossman, Agnès Heller, Elfriede Jelinek, György Konrád, Milan Kundera, Bernard-Henri Lévy, António Lobo Antunes, Claudio Magris, Ian McEwan, Herta Müller, Lyudmila Ulitskaya, Orhan Pamuk, Rob Riemen, Salman Rushdie, Fernando Savater, Roberto Saviano, Eugenio Scalfari, Simon Schama, Peter Schneider, Abdulah Sidran, Leïla Slimani, Colm Tóibín, Mario Vargas Llosa, Adam Michnik and Adam Zagajewski. (The Guardian)

LEXONI SHKRIMIN E PLOTE: https://www.theguardian.com/commentisfree/2019/jan/25/fight-europe-wreckers-patriots-nationalist

Aktualitet intelektualet boterore Ismail Kadare shperberja e evropes