Federico Pastorello, menaxheri i sulmuesit Romelu Lukaku, ka qenë sot në një takim me drejtuesit e Inter, për të diskutuar për mundësinë e transferimit të belgut në Serinë A sezonin tjetër. Ai ka pranuar se ky transferim nuk ka për të qenë aspak i lehtë, duke parë se Manchester United nuk tërhiqet nga kërkesat e tij.
“Lukaku është ëndrra e çdo klubi të madh, ndaj është e vështirë që ky transferim të realizohet. Megjithatë, asgjë nuk është e pamundur. Interi po përpiqet seriozisht, ndërkohë që edhe vetë lojtari ka shfaqur dëshirën e tij të lëvizë. Të shohim se si do të shkojnë gjërat”, tha menaxheri i lojtarit belg.