Kulture15 Mars 2019, 13:25

‘Luli me Monikën nga lufta kanë ikur, e kalojnë ditën duke ulëritur!’

Shkruar nga Pamfleti
‘Luli me Monikën nga lufta kanë ikur, e kalojnë ditën

Luli me Monikën, nga lufta kanë ikur, e kalojnë ditën, duke ulëritur!.

Ç’po ja thotë bilbili,
zogu këngëtar,
në sherre na gjeti,
edhe ky behar!

Paqja politike,
do të qe çudi,
ndaj vazhdon bilbili,
me oi-oi!.

Do të qe çudi,
një normalitet,
se ngjarje madhore,
ne kemi sivjet!.

Presim të na ftojë,
në tryezë BE-ja,
pushteti lokal,
ka zgjedhje të reja!.

Luli me Monikën,
nga lufta kanë ikur,
e kalojnë ditën,
duke ulëritur!.

Duke ulëritur,
siç e kanë zakonin,
se tani pa pritur,
nuk mund të ndryshonin!.

Njëra si shqiponjë,
tjetri si kaposh,
dhe në Parlament,
vendet kanë lënë bosh!.

Kanë mbetur bosh,
themi ashtu kot,
sepse Parlamenti,
prapë po mbushet plot!.

Prapë tani po mbushet,
me parlamentarë,
që Mona dhe Luli,
u thonë tradhëtarë!.

Po kë tradhëtuan,
Luli lemeria,
sepse ideale,
nuk ka borgjezia?!.

Gjithë ata që hynë,
në këtë pranverë,
me ata që ikën,
kanë të njëjtën vlerë!

Këta mund të bëjnë,
opozitë tjetër,
jo sjellje shpellare,
si skota e vjetër!.

Me rregull e ligj,
në Kuvend u futën,
duke qënë korrekt,
dhe me Kushtetutën!.

Ata mund të quhen,
edhe dallëndyshe,
sepse mund të bëjnë,
opozitë ndryshe!.

Dhe për Shqipërinë,
mund të bashkëpunojnë,
dhe gjithë reformat,
përpara t’i çojnë!.

Se s’ka opozitë,
tani s’mund të thuhet,
dhe kjo mund të jetë,
fiks ajo që duhet!.

Në siklet është Mona,
tok me Lulëzimin,
se tani Sovrani,
mund të shohë ndryshimin!.

Mund t’i përjashtojnë,
të gjithë nga partitë,
ndaj dhe do krijojnë,
tjetër opozitë!.

Tjetër opozitë,
mund të shohim ne,
që tani po quhet,
opozitë e re!.

Luli me Monikën,
do mbeten të gjorë,
se bombë e bojkotit,
u plasi në dorë!.

Nesër mund të bëjnë,
një protestë të madhe,
po keq do dështojnë,
edhe kësaj radhe!

Ngushëllime Lulit,
dhe zonjës Monikë,
se jashtë Parlamentit,
s’bëhet politikë!.

Se gjithë Perëndimi,
është shumë vigjilent,
dhe s’do ta pranojnë,
këtë precedent!.

Se kjo mund të ndodhi,
këtu vazhdimisht,
ndaj këta të djegur,
janë përfundimisht!

A.DUKA

Letersi duke ulëritur!. e kalojnë ditën Luli me Monikën nga lufta kanë ikur