Politike18 Tetor 2019, 19:53

Lulzim Basha: Jemi gati që nesër për zgjedhje të parakohshme, por duhen standarde

Shkruar nga Pamfleti
Lulzim Basha: Jemi gati që nesër për zgjedhje të

Kryetari i PD Lulzim Basha në një konferencë për mediat pasi Shqipëria mori “JO” për hapje negociatash, deklaroi se opozita e bashkuar është gati për zgjedhje të parakohshme që nesër, por duhen standarde.

Lulzim Basha theksoi se reforma në drejtësi u votua në parlament, por ajo u shtrembërua rrugës. Basha nënvizoi se duhet të nisin hetime ndaj bosëve të politikës dhe të krimit.

Ne si opozitë do të luftojmë për një Shqipëri më të mirë, duam reformë zgjedhore për zgjedhje të ndershme e të lira. Rama sot është një autokrat që nuk dorëzon pushtetin me dëshirën e tij. Sot Rama duhet të jepte dorëheqjen. Qeveritë ndryshojnë. Shikoni Kosovën, nuk po shkojmë më larg. Shikoni sesi politikanët në Maqedoninë e Veriut flasin kaq hapur për zgjedhje të parakohshme.

Kjo qeveri nuk ka legjitimitetin. Nuk mund të flasim për normalitet këtu, nuk mund të ketë reformë zgjedhore me bandën e Avdulajve dhe me bandën e Shijakut. Ligjet i kemi të mira, si në Europë, por nuk zbatohen. Opozita shkon që nesër në zgjdhje, por parakushti është që ata zgjedhje të jenë të ndershme, e jo të jenë zgjedhje të Vangjushit, Tomës e Kajmakut”, tha Basha.

Politike