Politike 9 Tetor 2018, 12:31

Lulzim Basha: Saimir Tahiri ka udhëtuar në Gjermani me trafikantin Ervin Mata

Shkruar nga Pamfleti
Lulzim Basha: Saimir Tahiri ka udhëtuar në Gjermani me trafikantin

Kryedemokrati Lulzim Basha, teksa ka numëruar sot ngjarjet e rënda kriminale që kanë tronditur vendin së fundi, ka nxjerrë një detaj nga përplasja mes dy grupeve me pasojë vrasjen në mes të ish-Bllokut. Ai ka bërë publik faktin se ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka udhëtuar në Gjermani me trafikantin e përfshirë në vrasjen në Bllok, Ervin Mata.

“Ngjarja në Tiranë që na u shit si përplasje për një këngëtare është zbuluar se është përplasje për pazare droge. Në të janë përfshirë trafikantë të njohur dhe dokumentuar me lidhje nga pushteti. E mbani mend, kur Tahiri u nis për Gjermani pasi iu kthye pasaporta? Ishte në Gjermani me këtë Matën e përfshirë në sherrin me armë në lokal mes bandave rivale. Ka ndodhur në një lokal të preferuar të Ahmetaj dhe të ministrave dhe deputetëve të tjerë, në zemër të Tiranës”,  tha Basha.

Kreu i Partisë Demokratike ka denoncuar më tej se “Nuk kemi të bëjmë me përplasje banale por klane të fuqishme të trafikut të drogës. Kemi shumë më shumë indicie sesa kaq por para se të bëjmë publike.  Bëhet fjalë për pazare kokaine.

 

Politike Basha Ervin Mata