Lulzim, bashkë me ndihmën që po të jep Rama do të të vijë dita!

Basha do vijë një ditë në pushtet, kjo nuk do as mënd e as kalem, por Basha kurrë nuk do kujtohet si një lider që drejtoj një opozitë.

Ilirjan Blloshmi

Lulzim do të vijë dita!

Lulzim Bashës, sa herë që nuk i dalin “hesapet” e shtëpisë, aq herë mëton t’i referohet “kështjellës së rrënuar të politikës”. Sa herë që do të mëtojë të ndërtojë një “thashetheme”, aq herë për kryefjalë dhe kallëzues të monologut të tij do ta ketë katrahurën e politkes, së rebeluar dhe të trazuar. Prania e tij mbrëmë në emisionin Opinion, nxori një sër gjërash që janë thënë e s’tër thënë për të. Basha është i artikuluar, është orator, por Basha nuk është i besushëm e ky është problemi i tij. Basha e ka komplesk besushmërinë, sepse e di që nuk e besojnë. Mbrëmë binomi i fjalëve që ai përdori ishin. “Taulanti i Librazhdit(një zot e di pse ja shton atë Librazhdin mbrapa), Tahiri, korrupsion, partnërët ndërkombëtar, dosje, etj etj.

Nuk e kisha dëgjuar asnjë herë me vëmëndje Bashën, sepse e di do të përsërisë të njëjtat gjëra. Mbrëmë u ula për ta dëgjuar – dhe e dëgjova, nuk është se tha ndonjë gjë të madhe. Na përsëriti histoirnë e Xhisielës, foli për Alizotin, Babalen dhe kaq.

Por, por, asnjë fjalë për programin politik të PD-së. Nuk dëgjova fjala vjen qoftë dhe dy fjali për mikro dhe makro ekonominë. Si do dalin Shqiptarët nga kjo gjëndje? Basha gjatë gjithë kohës mbrëmë u mor folk-patriotizëm, pseudo-kulturizma, pseudohistori, të denja për një hapësirë biblike. Nëse i shton dhe gjestet me duar që bën Rama, ta lësh televiziorin pa firgurë dhe pa zë, nuk kanë ndonjë ndryshim.

Basha ashtu si Rama kërcen si gjeli majë plehut po i fole për deputetët e tij. Rama mbron “kriminelët” që ka në grupin parlamentar. Kurse Basha mbron “idiotët” që ka në grupin e tij parlamentar. Sot kemi një politikë të sëmurë të cilës nuk i gjendet dot derman, një politikë që nuk pranon të “kurohet” as nga mjeku, as nga prifti, as nga “hajmalia” e hoxhës, por as nga ana e Brukselit, ose edhe nga ana Shteteve të Bashkuara të Amerikës… E këtë politikë e kemi peshqesh nga Basha dhe Rama.

Basha do vijë një ditë në pushtet, kjo nuk do as mënd e as kalem, por Basha kurrë nuk do kujtohet si një lider që drejtoj një opozitë. Kësaj qeverie po i dalin skandalet si me qënë ftesa dasme. Por aman kur shikon se përballë ka,  Aleancën Kryemadhi-Basha-Mediu-Kokëdhima-Dule ose ndryshe aleancën e 11wc-Ruga e kombit-Gërdeci-legalizimi i hashashit-spiuni i Grekut nuk i bëhet vonë sepse e di sesa të përlyer janë ata që do dalin ta denoncojnë. Lulzim qetësohu se do hipësh dhe ti një ditë në pushtet. Në titrat e televizioneve do shkruhet “Kryeministri Lulzim Basha”. Do drejtosh dhe delegacione jashtë. Prandaj qetësohu, se fundja po punon për këtë ditë, bashke me ndihmën që po të jep Rama.

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti