Aktualitet11 Shtator 2019, 15:31

“Lungomare 2″/ Kazma e IKMT-së godet edhe bizneset e ligjshme, tronditet potenciali ekonomik i zonës dhe mbyllen v

Shkruar nga Pamfleti
“Lungomare 2″/ Kazma e IKMT-së godet edhe bizneset e ligjshme,

Vazhdimi i projektit “Lungomare” për Vlorën do të thotë shumë, por për bizneset përgjatë vijës bregdetare do të vuajnë goditjen nga shteti. Pritet që në zbatim të projektit, të shemben të gjitha bizneset që janë brenda vijës ku do të zhvillohet projekti.

Dhe këtu nuk ka asnjë ndarje. Do prishen edhe biznese me dokumentacion të rregullt, edhe ato që kanë shkelur ligjin me ndërtime pa leje. Për kategorinë e dytë ligji le të veprojë, por për të parët që e kanë ngritur jetesën mbi ato biznese, gjithçka duket e padrejtë.

Edhe pse ajo pjesë që zotëron dokumentacionin e pronësisë do t’i nënshtrohet procedurave për t’u shpronësuar në bazë te ligjit, kjo nuk mjafton, sepse me prishjen e bizneseve, shteti i ka prishur pronarëve rrjedhën e parave dhe ka mbyllur vende pune.

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit që prej 6 shtatorit ka nisur një aksion për prishjen e 60 ndërtimeve pa leje përgjatë vijës bregdetare të Vlorës. Këtë të mërkurë janë shkatërruar nga ky inspektoriat 4 ndërtesa bare, restorante apo hotele të zonës.

Drejtoresha e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së territorit ka inspektuar punën në terren, teksa jashtë kamerave bëri të ditur se operacioni kundër paligjshmërise do të shtrihet në të gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë gjatë të gjithë periudhës së vjeshtës. /Pamfleti

Aktualitet