Ministri i Brendshëm në detyrë Xhelal Sveçla dorëzoi në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, padinë kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në lidhje me deklarimet e tij të datës 23 mars – për të mos respektuar vendimet e marra nga Qeveria në raport me masat mbrojtëse kundër virusit COVID-19.
Megjithatë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një tjetër ftesë zyrtare kryeministrit të Kosovës në detyrë, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për takim konsultativ, në zyrën e presidentit, më 1 prill. Në ftesën e presidentit Thaçi thuhet që pas mocionit të mosbesimit të qeverisë, ai do të ndërmarrë hapat e përcaktuar me Kushtetutë.
“Në këtë drejtim, ju ftoj që të merrni pjesë në takimin konsultativ për të diskutuar hapat e mëtejshëm”, thuhet në ftesën e Thaçit dërguar Kurtit.
Kujtojmë se përgjigja e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti ka qenë e qartë: Kosova do shkojë në zgjedhje, nuk çojmë emër tjetër për kryeministër.