Kronike24 Prill 2018, 15:08

‘Ma nxinë jetën, nuk dal dot nga shpija’. Shpërthen në lot adoleshentja nga Berati

Shkruar nga Pamfleti
‘Ma nxinë jetën, nuk dal dot nga shpija’. Shpërthen

Policia e Beratit ka nisur hetimet pas denoncimit të një adoleshenteje. Vajza me inicialet S.N. ka kallëzuar tek blutë e Beratit se para një viti dhe në vazhdim në rrjetet sociale janë krijuar adresa të ndryshme me emrin dhe fotot e saj. Kjo gjë është bërë shqetësim për të dhe gjithë familjen.

“Mu nxi jeta, janë 100 adresa me emrin dhe fotot e mia. Familja është e shqetësuar, njerëzit më pyesin. Nuk guxoj të dal nga shtëpia”, ka thënë me lot në sy vajza.

Menjëherë pas kallëzimit të saj policia ka nisur hetimet dhe ka referuar materialet në Prokurorinë e Beratit për veprën penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “përndjekje”.

Nuk dihet ende nëse vajza ka dhënë emra të dyshuar se mund të kenë bërë këto veprime në dëm të saj.

Kronike