Showbiz19 Shtator 2018, 11:11

Macja çon në shtëpi qesen e dyshimtë, pronari tronditet kur zbulon çfarë ka brenda

Shkruar nga Pamfleti

Macja çon në shtëpi qesen e dyshimtë, pronari tronditet kur zbulon çfarë ka brenda

Pronari i një maceje mbeti i tronditur kur kafsha e tij çoi në shtëpi një qese plot me drogë të klasit A. Macja e kishte sjellë qesen me drogë për ta vendosur në shtratin e saj në St. Pauls, Bristol, dhe pronari i saj e ka vënë re pas pak momentesh.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Një fotografi e postuar në Twitter nga Policia tregon qesen me sasinë e drogës së klasit A mbi shtratin e maces.

“Harrojini qentë e policisë, duhet t ë fillojnë trajnimin e maceve. Rezultat brilant i zbuluar nga një mace në St Pauls, teksa një mace e një qytetari ka çuar në shtëpi gjithë këtë drogë. Pronari ishte i tronditur dhe na telefonoi menjëherë!”- ka shkruar ai.

Droga ishte e ndarë në 30 pjesë të vogla. Një zëdhënës i tha “The Independent” se policia po bënte hetime, por përparësi mbeti siguria e pronarit dhe e maces. Asnjë arrestim ende nuk është bërë në lidhje me zbulimin.

Lifestyle