Aktualitet14 Tetor 2019, 19:57

“Maçoku” i qeverisë/ Erjon Braçe i shet firmës “Rozafa”; ndërmarrjen 5.2 ha në Labinot-Elbasan. A i kanë hedhur n

Shkruar nga Pamfleti
“Maçoku” i qeverisë/ Erjon Braçe i shet

Fatkeqësia anti-shqiptare me emrin “Edi Rama”/ Ky është kryeministri më i zi i historisë 107-vjeçare të Shtetit Shqiptar, që po grabit barbarisht financat kombëtare me tendera, koncesione, shitje e PPP; duke lënë prapa humnerën e borxheve për 20-99-vjet në vazhdim, si dhe po zhduk bazën ekonomike shtetërore; madje dhe godinat e institucioneve, i ka lënë kolateral në banka e koorporata të huaja financiare, si “dorëzan” i kredive që kanë marrë oligarkët e familje-bandës së tij

Nuk po ndalen në babëzinë dhe krimin e tyre të vjedhjeve me VKM e ligje; duke inskenuar një grabitje tjetër pasurie gjigande, me status ndërrmarrje pronë shtetërore; urdhëruar nga kryeministri Edi Rama, duke e kaluar nga koncesion qiraje për 20 vite me 1 euro/m2, në privatizim të përshpejtuar pas 2 vitesh e gjysmë, të lidhjes së kontratës.

Bëhet fjalë, për Qendrën e Rezervave Materiale të Shtetit në Labinot, me vendndodhje 10 metër buzë hekurudhës e 50 buzë rrugës nacionale Elbasan-Librazhd, dhënë firmës së peshkut “Rozafa”, me VKM nr. 873, datë 30.10.2015, të firmosur nga Edi Rama, zbatuar me VKM-Kontratë Koncesionare Nr. 266, datë 29.03.2017, të firmosur nga ish-Zv/kryeministri Niko Peleshi, nga ish-Ministrja Milva Ikonomi dhe nga administratori i firmës, Gjergj Luca.

Sipas kësaj kontrate, firma “Rozafa” ka marrë në përdorim për 20 vite, me qira 1 euro/m2; Qendrën e Rezervave Materiale të Shtetit në Labinot-Elbasan, me sipërfaqe totale 52 mijë e 613 m2; nga të cilat, 13 mijë e 872 m2 janë objekte magazina, ndërsa 38 mijë e 740 m2 janë mjedise funksionale; dhënë për aktivitet përpunim-konservim prodhime deti.

Vetëm 2.5 vite nga lidhja e kontratës së qirasë, Zv/kryeministri Erjon Braçe, me propozim të Ministres së Ekonomi-Financave, Anila Denaj, ka miratuar shitjen me urgjencë të kësaj ndërmarrjeje, jo duke e nxjerrë në ankand ,siç e detyroin ligji “Për privatizimin e pasurisë shtetërore”, por duke ia shitur direkt firmës “Rozafa” që e ka me kusht, 20 vite vetëm me qira.

Ky vendim qeverie, përveçse nuk paraqet asnjë motiv e argument, se përse po shitet kjo ndërmarrje me sipërfaqe e objekt 5.2 ha buzë rrugës nacionale e hekurdhës Elbasan-Librazhd; por Zv/kryeministri Erjon Braçe, ka shkelur ligjin, që ndalon shitjet në vazhdim kontrate koncesionare.

Sipas Nenit 5, Pika 10 të Kontratës koncesionare “Qeveri-Rozafa” të datës 29 mars 2017; as shteti e as privati, për 20 vite nuk kanë të drejtë ta ndryshojnë statusin pronësor të ndërmarrjes, kryeministri nuk njeh as ligj e as shtet, por vetëm pazare personale.

Po kështu, në nenin 8, Pikat 2-a. b, c, d, përcaohet se prona nuk tjetërsohet, ndërsa kontrata zgjidhet, vetëm kur prona shkatërrohet nga fatkeqësi natyrore, ose në marrëveshje mes palëve.
Kurse ligji, thotë se shteti e ndërpret një kontratë koncesionare, vetëm kur objekti ose territori, i nevojitet për nevoja kombëtare strategjike, ndërsa në rastin konkret, nuk ka zgjidhje kontrate, por shitje rutinë, me propzuese qeverinë (Edi Ramën).

Në VKM nr. 312, datë 15.05.2019, Zv/kryeministri Erjon Braçe (Lura-Lalzi), ka guxuar e shfuqizuar 2 vendimet e mëparshme, të qirasë ligjore koncesionare: VKM nr. 873, datë 30.10.2015 dhe VKM nr. 266, datë 29.03.2017 të Edi Ramës e Niko Peleshit; dhe ka udhëruar shitjen e Ndëmarrjes së Rezervave të Shtetit-Elbasan, në favor të firmës “Rozafa”.

Nuk e dimë se sa “sardele” mund t’i jenë hedhur “maçokut” të qeverisë, për firmosjen e këtij vendimi anti-ligjor; por dimë faktin, se të gjitha VKM-të e pazareve të pista që bënë Edi Rama; i firmos vetëm “anti-korrupsionisti” Erjon Braçe.

Kaq për sot e për këtë vendim të paligjshëm privatizimi; o deputeti qejfli i ngjalave dhe rosave të Lagunës së Karavastasë./Pamfleti/

Kryesore “Maçoku” i qeverisë/ Erjon Braçe i shet firmës “Rozafa”; ndërmarrjen 5.2 ha në Labinot-Elbasan. A i kanë hedhur ndonjë “sardele”?