Sport24 Maj 2019, 09:02

Madrileni humbet 61 milionë euro në poker, Marca jep lajmin

Shkruar nga Pamfleti
Madrileni humbet 61 milionë euro në poker, Marca jep lajmin

Ish-lojtari i Real Madridit, Thomas Gravesen, jeton gjashtë muaj të vitit në Los Angeles dhe falë disa investimeve të goditura ka arritur një pasuri prej 113 milionë eurosh. Problemi është se ai ka pasur edhe humbje marramendëse për shkak të pokerit.

Gravesen, siç ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle “Marca”, ka një pasion të madh për letrat e bixhozit dhe ka humbur një total prej 61 milionë eurosh. Një ves i kushtueshëm për ish-digën e mesfushës.

Gjatë karrierës së tij të gjatë ka veshur fanellat e Velje, Hamburg, Everton, Real Madrid dhe Cetlic, para se të varte këpucët në gozhdë në 2008-ën.

Sport