Mafia e arsimit, dokumenti që fundos Ramën dhe Nikollën, vodhën studentët në bashkëpunim, ja çfarë fshihet pas  

Mafia e arsimit, dokumenti që fundos Ramën dhe Nikollën, vodhën studentët në bashkëpunim, ja çfarë fshihet pas  

Rama dhe Nikolla vendim mafioz për të gjobitur studentët, skenar për të shpopulluar universitetet publike dhe favorizuar kioskat private pas të cilave fshihen politikanët dhe gratë e tyre, kur panë që protesta mund të marrë para qeverinë nisën të akuzonin universitetet për propozimin  

Ministria e Arsimit është thjeshtë një vegël qorre në dorën e një grupi mafioz, i cili që nga viti 2014 po punon për shkatërrimin e universiteteve publike në Shqipëri dhe favorizimin e universiteteve private, pas të cilëve fshihen politikanët dhe gratë e tyre. Fillimisht, Edi Rama, me mbështetjen e Lulzim Bashës, miratuan ligjin për arsimin e lartë, për të financuar universitetet private me paratë e universiteteve publike.

Kjo skemë nuk funksionoi si duhet. Për këtë arsye, Edi Rama dhe Lindita Nikolla nisën të marrin disa vendime të tjera mafioze dhe korruptive kundër studentëve, për t’i detyruar që të braktisin universitetet publike dhe që të shkojnë te universitetet-biznes të mafies qeveritare.

Edi Rama dhe Lindita Nikolla kanë sajuar një tjetër vendim korruptiv, duke u vendosur gjobë të gjithë studentëve që kanë provime të mbartura, pa asnjë arsyetim apo argumentet, por thjeshtë në mënyrë arbitrare. Kur studentët u ngritën të gjithë në protesta dhe janë gati të marrin para Ramën bashkë me Ministrinë e Arsimit, ministrja Lindita Nikolla tentoi t’ua kalonte fajin vetë universiteteve.

Ashtu si Rama, edhe Nikolla akuzoi universitetet për tarifën absurde, pasi panë se protestat ishin të fuqishme dhe mund të rrezikojnë qeverinë.

Nikolla tha: Ka filluar si shqetësim në fakultetin e Arkitekturës për shkakun se administratori i këtij fakulteti pa asnjë komunikim me stafin drejtues ka shpallur një datë fikse se kur duhen paguar tarifat. Shqetësimi në këtë fakultet lidhej me faktin që nuk ishte pagesa me këste.

Arsyet se përse është vendosur kjo tarifë kanë ardhur nga universiteti për të demotivuar mbartjen e lëndëve. U pa si një inisiativë për të qenë krah prindërve shqiptarë dhe për të marrë provimet në kohën kur duhet marrë provimi”.

Po sikur universitetet të kërkojnë tarifë për shkak se studentët marrin frymë dhe ngrohen në diell?! Edhe këtë tarifë do të miratonte qeveria? Kjo është logjika qesharake e Lindita Nikollës.

Tarifa ka të bëjë me skenarin për shkatërrimin e universiteteve publike dhe fuqizimin e universiteteve private.

Në 21 Maj të 2018, Rama dhe Nikolla kanë miratuar një vendim mafioz për grabitjen e studentëve. Në pikën 4 të vendimit, thuhet “Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredite për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet”./Pamfleti

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti