Ekonomi24 Maj 2019, 20:14

Mafia e bankave, “Veneto Bank” u shit, pasuritë e hipotekore të shqiptarëve përfunduan te rusët

Shkruar nga Pamfleti
Mafia e bankave, “Veneto Bank” u shit, pasuritë e hipotekore

Mafia e bankave, “Veneto Bank” u shit, pasuritë e hipotekore të shqiptarëve përfunduan te rusët

Kolaterali që klientët shqiptarë kanë vendosur për ta marrë kredi tek banka që është shitur, tashmë janë jashtë vendit. Kushtetuta e Shqipërisë e ndalon kategorikisht transferimin e hipotekave për një subjekt tjetër jashtë vendit. Meta i dërgon letër Ministrisë së Financave, të Drejtësisë, Kryeprokurores Arta Marku, drejtuesit të Tatimeve për të hetuar këto transaksione, që përfshijnë “Tranzitin” rus që merret me rikuperimin e kredive të keqija me seli në ishujt off shore Cayman. Mister këmbëngulja e Metës, i cili nuk e lëviz as gishtin pa pasur interesin e tij personal. Ka pasur aksionet në këtë bankë apo ka lënë “peng” ndonjë pasuri të paluajtshme për ndonjë kredi biznesi dhe tashmë i rrezikohet dekonspirimi dhe humbja e kësaj pasurise?!

Hipotekat e shqiptarë që janë vënë si kolateral për kreditë që kanë marrë mund të përfundojnë jashtë vendit.

Skandali është evidentuar hap pas hapi në procesin e shitjes së “Veneto Bank” tek “Intesa Sanpaolo”, ndërkohë që përfshirja e kompanisë ruse “Tranzit” në këtë proces sjell rrezikun e shkatërrimit të sistemit hipotekor shqiptar.

Por ky skandal bankar me përmasa të mëdha duket se po hetohet nga institucionet ligjzbatuese të shtetit shqiptar, në krye të të cilave qëndron Prokuroria.

Por si nxitës për një sqarim të thelluar përmes hetimit, s’dihen arësyet e vërteta të këtij involvimi, së fundmi është përfshirë Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Gjithë shqetësimi institucional shqiptar por dhe i klientëve, ka të bëjë me shitjen e “Veneto Bank”, dhe për më tepër, me transferimin e hipotekave të shqiptarëve, që kanë marrë kredi nga kjo bankë, jashtë Shqipërisë.

Kjo procedurë nuk lejohet me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, pasi është cënim sovraniteti i shtetit shqiptar, njëlloj sikur të tjetërsosh pjesë të territorit të vendit.

Në gushtin e vitit 2018, për klientët e ish-Veneto Bank që kishin dhënë një garanci hipotekë në favor të saj, shlyerja e detyrimeve kalon tek zyrat e regjistrimit të hipotekave në LCA (Liquidazione Coatta Amministrativa). Ky operacion është zyrtarizuar dhe timbruar nga noteri Ermal Hamzaj.

Por pikërisht në këtë element shkelet ligji dhe Kushtetuta e Shqipërisë nga ana e ana e “Veneto Bank spa”, sepse sipas Kushtetutës, “ekskludohet transferimi i hipotekave për një subjekt tjetër jashtë vendit”. Me fjalë të thjeshtë ndalohet kategorikisht.

“Veneto Bank”, shitur tek “Intesa San Paolo”, nëpërmjet kompanisë ruse “Tranzit” shpk një shoqeri e cila merret me rikuperimin e kredive të keqija me seli në ishujt off-shore Cayman, që thuhet se në krye ka një grup ruso-amerikan “NCH Capital”, pritet të përballet me ligjin.

Aq më tepër që në “lojë” ka hyrë dhe presidenti Ilir Meta, i cili nëpërmjet një shkrese të 20 majit 2019, po kërkon me këmbëngulje nga Prokuroria, të hetojë se ku po i çojnë garancitë hipotekore të shqiptarëve që kanë marrë kredi në këtë bankë.

Meta këmbëngul se hetimi duhet të bëhet për të shmangur atë që po konsiderohet si “Mafia Immobiliare”, për kreditë e këqija të Veneto Bank.

Garancitë hipotekore, të zhdukura prej dy vitesh, duket se i kanë çuar të gjithë që të mos lënë më gjë në këmbë nga “Veneto” e dikurshme, duke sjellë jo vetëm një fitim të madh për “Tranzitin” rus por dhe rrezikimin e pasurive hipotekore të klientëve shqiptarë.

Pasi garancitë hipotekore të shqiptarëve i posedon “SGA” spa në Italindërkohë që gjithë procesi është i veshur me mister, për të cilin ka shkruajtur jo vetëm media italiane, por dhe “Pamfleti” kohë më parë.

Ndërkohë që akoma më me shumë mister është veshur interesimi këmbëngulës i Ilir Metës, i cili nuk e lëviz gishtin pa pasur interesin e tij personal.

Ka pasur aksionet në këtë bankë apo ka lënë “peng” ndonjë pasuri të paluajtshme për ndonjë kredi biznesi dhe tashmë i rrezikohet dekonspirimi dhe humbja e kësaj pasurise, kjo mbetet për t’u parë hap pas hapi?!/Pamfleti/

Ekonomi “Veneto Bank” u shit Mafia e bankave pasuritë e hipotekore të shqiptarëve përfunduan te rusët