E DRODHI, PAS KËRCËNIMIT E DENIGRIMIT, NGA BESO I TAJVANIT/ Disa pyetje lidhur me këtë skandal; drejtuar ministres që ka zhdukur afro 90 milionë euro me tendera, koncesione, udhëtime, shpërblime e bankete të paligjshme në “Albcontrol”; dhe po vazhdon batërdinë e Damian Gjiknurit, duke firmosur tendera e PPP me letra false me vlerë 5-10 herë më tepër se kostoja reale, maskuar pas projekteve për rrugë, energji elektrike, teatër, pedonale, lungomare, stadiume, aeroporte, ura, HEC-e, kulla, gurore etj.
Me paramendimin egoist, se do merrte lëvdatat e kryeministrit Rama për “punë të mirë kundër informalitetit”, ministrja Belinda Balluku, ka bllokuar ditën e mërkurë në Ballsh, 580 ton karburante naftë e benzinë jashtë standardit, të lejuar në import për treg masiv; me përbërje “ujë e mazut”, që ishte fshehur në “Depozitat G-46”, brenda Uzinës së Naftës.
Mirëpo, vetëm pak minuta pas bllokimit, ministrja Balluku është telefonuar dhe është denigruar e kërcënuar nga Beso i Tajvanit, si pronar faktik i sasisë së bllokuar të naftës e benzinës ilegale “ujë e mazut”, që maskohej me licenca QKB-je, me letra dogane, tatimesh e certifikata inspektoriati false.
Krimi u denoncua nga policia dhe punonjësit, duke informuar se brenda territorit të Rafinerisë-Ballsh; Beso i Tajvanit, ka miliona litra karburante kontrabandë importi e të vjedhur në Albpetrol; që raportohet “humbje” për shtetin; por çohet në “Depozitat G-46”.
Këto karburante, përzihen e hidhen në treg ilegalisht, me letra false nga Banda e Besos së Tajavanit, si gjoja “produkt i përpunuar i pastër, i certifikuar nga dogana e laboratori hidrokarbureve”, por dhe me leje tregu false.
Pas kërcënimit të Besos së Tajvanit dhe urdhërit të Edi Ramës për të hequr urgjent shiritin bllokues e ndryshuar njoftimin zyrtar; ministrja Balluku e drodhi gjuhën, duke mos e quajtur “aksion anti-informalitet”, por “bashkëpunim me firmën, për të matur e certifikuar standartet e karburantit me aparat-laborator dore, dhe lënie detyre për ta përpunuar”.
Për t’ia bërë të qartë ministres Balluku, se e vërteta, është ndryshe nga mashtrimi i publik pas urdhërit “Rama-Beso”, po i bëjmë 6 pyetje, përgjigjet e të cilave i ka detyrim ligjor:
Sa për kujtesë, ministja Balluku ka sqaruar kryeministrin dhe personalisht Beson e Tajvanit, duke iu përgjëruar se ky kontroll nuk do të ishte bërë, nëse do ta dinte, se këto 580 ton karburante shkatërruese makinash, ishin të Besos./Pamfleti