Anti-Mafia11 Tetor 2018, 07:44

Mafia PD-PS zhduk kunatin e Babales, Rama-Basha vazhdojnë vjedhjen e përbashkët

Shkruar nga Pamfleti
Mafia PD-PS zhduk kunatin e Babales, Rama-Basha vazhdojnë vjedhjen e

Mafia PD-PS zhduk kunatin e Babales, Rama-Basha vazhdojnë vjedhjen e përbashkët

Loja e ndyrë e politikës me filmin “Babale”, shqiptarët argëtohen ndërsa Rama dhe Basha vazhdojnë të vjedhin paratë publike, tani zhdukin kunatin e Babales, ordinerin që ndryshon dëshmitë kush i jep para më shumë  

Tashmë është e qartë se filmi “Babale” është një fragment i lojës së ndyrë të Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, për shpëlarë dhe mpirë mendjen e shqiptarëve, për t’i sunduar, vjedhur dhe përdhunuar. Seritë e filmit “Babale”, prodhuar nga mafia PD-PS, vazhdojnë të tërheqin vëmendjen shqiptarëve që nga muaji maj, ndërsa Lulzim Basha dhe Edi Rama vijojnë të vjedhin qetësisht paratë publike, përmes tenderave, kontratave dhe koncesioneve të përbashkëta, për të vijuar sundimin si mundësi për të vjedhur dhe  vjedhjen si garanci për të sunduar.

Por këtij filmi nisi t’i dalë boja pas daljes në skenë të kunatit të Babales, Fredi Alizoni, i cili ka luajtur rol në këtë film të mafies politikes, herë sipas instruksioneve të PD dhe më pas sipas instruksioneve të PS. Ai nxori zbuluar Bashën kur tha se i kishin premtuar 100 mijë euro për të luajtur rolin e vëllait të Fatmir Xhafajt, një trafikant ndërkombëtar droge, me vëllain ministër të Brendshëm. Më pas, kur iu mbaruan paratë që i dha PS për të bërë këtë dëshmi, tha se ishte kërcënuar nga policia, duke nxjerrë zbuluar PS. Kunati i Babales, një ordiner si vetë Babalja, i hoqi maskën si PD ashtu edhe PS. Kjo duket se është edhe arsyeja që mafia PD-PS ka zhdukur kunatin e Babales. Thuhet se është arrestuar, por sot askush nuk e di se ku ndodhet kunati i Babales.

E gjithë kjo telenovelë është një tjetër akt kundër shqiptarëve i Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, të cilët damkosin çdo ditë Shqipërinë, për të mbuluar disa të vërteta tronditëse si: Trafikanti ndërkombëtar i drogës ka vëllain ministër të Brendshëm, deputetët hyjnë me revole në komisariate për të mbyllur dosje përdhunimesh nga bijtë e pushtetarëve, kunati Bashës mbush valixhe me para që Rama u jep oligarkëve, Rama dhe Basha ndajnë kullat tek teatri, një pjesë të parave të buxhetit të shtetit dhe fabrikat për djegien e plehrave etj.

Krahas Babales, për të mbajtur nën kontroll shqiptarët, kanë shpikur dhe fryrë edhe histori të tjera, me mister, mafie, me makina me para, me kokainë, vrasje, përdhunime, vjedhje etj. Në të gjitha historitë me drogë, pastrim parash, vjedhje pronash, përgjime, montime, filmime, përdhunime dhe kokainë, janë të përfshirë ose ushtarë të Ramës ose të Bashës ose të Monikës, që në fakt janë e njëjta mafie dhe fatkeqësi për shqiptarët dhe kombin shqiptar. Gati çdo javë, Rama dhe Basha hedhin edhe shashka të tjera. Për shembull, Basha kërkon Veting për politikanët, sekuestrim pasurish etj.

Ndërsa Rama paralajmëron ligj për të izoluar kriminelët e rrezikshëm, mbyll kazinotë, shpall paketë për goditjen e të fortëve. Basha shpall listë të zezë me oligarkët, ndërsa Rama i mbron, më vonë Rama do të shpallë listë të zezë për oligarkët dhe Basha do t’i mbrojë. Në fund nuk ndodh asgjë me interes për shqiptarët. Thjeshtë vazhdojnë seritë e filmit, pas të cilit Rama dhe Basha, me ushtrinë e tyre të hajdutëve, vjedhin buxhetin e shtetit dhe plaçkitin pasuritë shtetërore./Pamfleti

 

 

Anti-Mafia Mafia PD-PS zhduk kunatin e Babales Rama-Basha vazhdojnë vjedhjen e përbashkët