Anti-Mafia12 Tetor 2019, 15:59

Mafia/ Rama nis pazaret me Klemend Balilin, për PPP-në 99 vjet në Butrint; “eskobari” ka 3000 m2 hotel e territor brenda

Shkruar nga Pamfleti
Mafia/ Rama nis pazaret me Klemend Balilin, për PPP-në 99 vjet në

“Hijena” Artan Lame, ka takuar Kelmend Balilin në qeli/ UNESCO, duhet ta ndal këtë çmenduri të kryeministrit shqiptar dhe bandës së tij mafioze; sepse ata do ta masakrojnë dhe perlën “Butrint”, me pallate, vila, qebaptore, tregje, kulla, hotele, “PUB”-e, motele, lavazhe, parkinge e “hareme” kokaine; siç masakruan qendrën e Durrësit, parqet natyrore bregdetare në Golem, Pogradec-Drilon-Tushemishtit, Divjakë, Patok, Velipojë, Borsh, Himarë e Lalz dhe, siç po zhdukin qendrat historike-kulturore të Tiranës, Beratit, Shkodrës, Vlorës, Korçës, Elbasanit

Pas denoncimit të bërë dje nga “PAMFLETI”, lidhur me projektin mafioz të kryeministrit Edi Rama e bandës së tij Balluku-Lame-Shkreli-Tare; për të gllabëruar edhe “Parkun Kombëtar-Butrint”, me PPP me afat 99 vjet; në redaksi ka ardhur një informacion i rëndë, që provon se kupola e pushtetit, është në gjunjë e në shërbim të grupeve mafioze dhe bënë pazare kriminale, ekonomike e financiare me to.

Sipas informacionit të ardhur nga burime policore; thuhet se 10 ditë më parë, Drejtori i Kadastrës, Artan Lame, ka qenë “vizitor konfidencial” i Klemend Balilit në qeli; ku është takuar me të, për gjoja pronat, që “Eskobarit” i janë vënë në sekuestro nga drejtësia; por në fakt, gjithë biseda 40 minuta mes tyre, ka patur lidhje vetëm me Parkun Kombëtar të Butrinit.

Biseda Lame-Balili në qeli, është bërë me “porosi” të Edi Ramës, mbasi nëpërmjet lirisë dhe fuqisë që i dha Ilir Metaj; ashtu si në Sarandë, Delvinë, Stjar e Ksamil, “Eskobari” Klemend Balili, paska uzurpuar e ka kaluar në pronësi familjare; sipërfaqe të mëdha trualli edhe brenda Parkut Kombëtar-Butrin, madje në zonën, ku banda “Rama” do ketë epiqendrën e PPP-së 99-vjeçare, të sajuar e miratuar si projekt.

Duke qenë Drejtor Kadastre, Artan Lame po përgatit hartën dhe letrat pronësore të zonës së Parkut-Butrint, që do zhavtet me PPP nga banda “Rama”; ai i ka propozuar “Eskobarit” Balili, këtë variant pazari: – Rrafshim të Hotel “DEA-BUTRINT” dhe kompensim financiar të objektit nga shteti, me vlerë tregu objektesh muzeale-turistike në zona “VIP”, si dhe dhënien e fitimit mesatar për 2 vjet, nga grupi koncesionar që do marrë PPP-në, llogaritur sipas të ardhurave me kapcitet në sezon “piku” turistik.

Krye PPP-isti “trim” Edi Rama, ka qenë i detyruar të futet në pazar me “Eskobarin” Kelmend Balili të Ilir Metës, jo thjeshtë se “dridhet si lepuri” para tij e “të fortëve” të tjerë; por sepse nëpërmjet ALUIZNI-t të Artan Lames dhe Hipotekës së Ilirijan Muhos të LSI në janar-shkurt 2016; ai e ka pronësuar hotel “DEA” dhe hapësirën e zaptuar.
Janë 200 m2 sipërfaqe, bazë objekt hoteli me 2 kate ndërtim, 1 kat verandë, 250 m2 verandë në nivelin zero dhe 1000 m2 sipërfaqe totale brenda Parkut Butrint; ligjëruar me Akt Noterial Nr. 262 Rep., Nr. 145/1 Kol., datë 17.02.2016; por me vendimin e Artan Lames, ka edhe miratimin për njohje-legalizimin e 2000 m2 sipërfaqe tjetër brenda Parkut-Butrint.

Ende nuk është kthyer përgjigje nga “Eskobar” Balili, por skema për gllabërimin e Parkut-Butrint; vazhdon të konkretizohet me miratimin e ministres së Kulturës, Elva Margariti, për të lejuar tjetësimin e Parkut Butrint, në zonë me ndërtime objektesh biznesi, argëtimi e banimi 4-5 kate resorte strukturë beton-druri për 99-vjet; 100% siç e ka sajuar kryeministri Rama, në ortakëri me dyshen e oligarkëve trafikantëve të kokainës Ulaj-Fusha dhe 1 ruso-italian lojërash fati, mik i 3 vëllezërve Tare.

NËSE, as në këtë aventurë të kryeministrit Rama, që synon të grabisë e shkatërrojë edhe krye-vlerën kombëtare të klasit botëror; nuk do ta ndal UNESCO; atëherë, duhet ta ndalin shqiptarët; duke reaguar, siç reagohet ndaj çdo bande grabitësish. /Pamfleti/

Anti-Mafia