Anti-Mafia29 Tetor 2018, 12:27

“Magjistari” i tokave të Vlorës “hap barkun”, rrëfen emrat e 30 shtetarëve, që kanë përfituar nga skema e tij  

Shkruar nga Pamfleti
“Magjistari” i tokave të Vlorës “hap barkun”,

“Magjistari” i tokave të Vlorës “hap barkun”, rrëfen emrat e 30 shtetarëve, që kanë përfituar nga skema e tij  

“Latindondisti hije” Pëllumb Petritaj, pikaste dhe verifikonte tokat pa trashëgimtarë, tokat e lira pronë shteti dhe personat që kishin vdekur, ose ishin në emigrim dhe skedimet, ia çonte si “info”, shefit të tij Artur (Genc) Shehu, e rekomandonte për kontakte me pushtetarë qendrorë e lokalë, që kishin fuqi për kryerje veprimesh “urgjente”, në komisionin e pronave, hipotekë, komuna e bashki, kadastër, gjytata, avokati e noteri dhe kudo, ku duheshin firma e vula, ose ku dilnin pengesa

Qysh pas 3 prillit 2018, kur Gjykata e Vlorës e dënoi me 3 vite burg, për zhvatjen e 320 hektarë toka në bregdet, “latifondisti” Pëllumb Petritaj, po qëndronte në arrati dhe mendonte t’i shpëtonte prangave, si shefi i tij Artur (Genc) Shehu, i fshehur në SHBA.

Por, gjatë 18 ditëve në qeli, qysh prej 10 tetorit, “magjistari” 54-vjeçar Petritaj, “magjistari”, që toka në pronësi shteti dhe ish-pronarësh, i kthente brenda natës në pronësi të tij, me letra false dhe i tjetërsonte me shitje e dhurime, vendosi ta mbyll “historinë”, duke rrëfyer emrat e shtetarëve dhe politikanëve, të cilat kanë përfituar toka, nga skema e tij dhe nuk e shpëtuan nga burgu.

Burime nga grupi hetimor dhe “Forca e Ligjit” e Policisë së Shtetit, që bashkëpunon me program të posaçëm ndërkombëtar, me Prokurorinë e Përgjithsme, kanë bërë me dije, se “tmerri” e pronarëve të tokave Pëllumb Petritaj, ka përmendur emrat e 39 deputetëve, ish-deputetëve, ministrave e ish-ministarve, gjyqtarëve, prokurorëve dhe drejtuesve të pushtetit lokal e të afërm të tyre, të cilët “PAMFLETI”, ka mundur t’i sigurojë.

Disa prej këtyre emrave, Pëllumb Petritaj, i ka nxjerr në hetimin e parë, si deputeti Alket Hyseni me 11 mijë m2, Fidel Ylli me 90 hektarë të blerë nëpërmjet kompanisë së tij “House of Arts” dhe “Digital Network”, në vlerën 180 mijë euro, por listën e ka vazhduar në hetimin e dytë e cila, mund të jetë më e gjatë.

“Magjistari” tokave, ka deklaruar, se ai vetëm pikaste dhe verifikonte, tokat pa trashëgimtarë, tokat e lira pronë shteti dhe personat që kishin vdekur, ose ishin në emigrim dhe këto skedime, ia çonte si “info”, shefit të tij Artur (Genc) Shehu, i cili, pas disa ditësh, i jepte dosjet false të gatshme.

Pas kësaj, “magjistari” Petritaj, nisej me rekomandim nga Artur (Genc) Shehu, për kontakte me pushtetarë qendrorë e lokalë, që kishin fuqi politike dhe firma e vula pronash, të cilët kundrejt “thelës”, ndërhynin për kryerje veprimesh “urgjente”, në komisionin e pronave, në zyrën e hipotekës, në komuna, bashki, kadastër, gjytkata, prokurori, ALUIZNI, zyra avokatie e noterie dhe kudo, ku duheshin firma e vula, ose ku dilnin pengesa.

Lista parparake, që ka deklaruar Petritaj, si shenjë bashkëpunimi me drejtësinë, ka emra të njohur, por edhe familjarë të tyre, të cilët kanë luajtur rolin e maskës, për të përfituar pronat, me qëllim, që të mos ekzistojnë emrat e bosëve të politikës.

 

Sot, po publikojmë listën e parë të përfituesve të tokave, nëprmjet skemës “Petritaj” 

(Lista vijon nesër me 174 emra të tjerë)/Pamfleti

 

 

Anti-Mafia “Magjistari” i tokave të Vlorës “hap barkun” që kanë përfituar nga skema e tij rrëfen emrat e 30 shtetarëve