Majko kandidat për kryetar bashkie në Tiranë?! Vlerëson Veliajn por përjashton Manastirliun si konkurrente brenda PS, për garën në kryeqytet

Majko kandidat për kryetar bashkie në Tiranë?! Vlerëson Veliajn por përjashton Manastirliun si konkurrente brenda PS, për garën në kryeqytet

Burimet brenda PS bëjnë me dije se një kandidat serioz për postin e kryetarit të bashkisë së Tiranës është Pandeli Majko, nëse Rama do “rrëzojë” Veliajn për një mandat të dytë. Mund të mblidhte të gjitha grupimet dhe rrymat brenda PS për të votuar në zgjedhjet e 30 qershorit për kryetar bashkie, pa asnjë hatërmbetje, ndërkohë që si CV e fortë e tij është marrja e drejtimit të qeverisë në momentet më të vështira për vendin.

Ish kryeministri, njëherësh ministër për Diasporën në qeverinë e Ramës, Pandeli Majko, nuk është rezervuar në një emision televiziv, duke folur për gjithçka që është pyetur.

Falë natyrës së sinqertë, Majko ka prekur dhe tema që për dikë tjetër në partinë e tij mund të kishin qënë tabu, teksa është ngacmuar nga gazetari për të folur për marrëdhëniet me Ramën, emërimin si ministër Diaspore apo kërkesën e pamiratuar për dorëheqje etj.

Ndërkohë që i është mëshuar shumë këtyre çështjeve, përfshirë dhe atë të kryebashkiakut aktual të Tiranës Erion Veliaj dhe kandidimit të tij, është kaluar pa vënë re përmendja në vend të tij e emrit të përfolur të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Majko tha se kryeministri Rama do dëmtonte veten nëse s’do mbështeste Veliajn për një mandat të dytë në krye të bashkisë së Tiranës, duke nënvizuar se me Veliajn kishte një raport të mirë.

Ndërkohë që kur gazetari i përmend emrin e Manastirliut si kandidate e mundshme e Ramës në rastin e një zhvendosjeje të Veliajt, Majko teksa pyet se nga e keni gjetur këtë emër, nënvizon se “meqë po supozojmë, gjej një emër tjetër o vëlla”.

Me këtë fjali ish kryeministri shqiptar shpreh mos-dakordësinë e tij për Manastirliun si kandidate për bashkinë e Tiranës, ndërkohë që mohon dhe mundësinë për të qënë vetë kryeministër, pasi ka qënë dy herë në krye të qeverisë së vendit, duke thënë se nuk e provon për herë të tretë këtë post.

Teksa lexon mes rreshtave gjithë dialogimin e Majkos në atë studio televizive, vihet re se ai mohon të gjitha gjasat për të tjerët që të jenë kandidatë për bashkinë e Tiranës, por dhe mundësinë e tij për të qënë kryeministër i vendit, duke lënë për të kuptuar se nuk do të refuzonte nëse i kërkohej të garonte në emër të PS, për bashkinë e kryeqytetit.

Ndërkohë që dhe burimet brenda PS bëjnë me dije se një kandidat serioz për postin e kryetarit të bashkisë së Tiranës është Pandeli Majko, nëse Rama do të “rrëzonte” Veliajn për një mandat të dytë.

Majko mund të ishte figura që mbledh të gjitha grupimet dhe rrymat brenda PS për të votuar në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, pa asnjë hatërmbetje.

Ndërkohë që si CV e fortë e tij është marrja e drejtimit të qeverisë në momentet më të vështira për vendin, atë të vitit 1998-1999 kur përballoi situatën e luftës në Kosovë dhe krizën e të shpërngulurve me forcë, si dhe pas “katarsisit” të famshëm të Nanos, kur zëvendësoi Ilir Metën si kryeministër.

Nëse Rama nuk kandidon Veliajn për një mandat të dytë në krye të bashkisë së Tiranës, Pandeli Majko do të ishte figura e duhur që jep garanci maksimale për një fitore të mundshme në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, saktësojnë burimet brenda PS./Pamfleti

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti