Drejtoria e Kufirit në Shkodër ka bërë një njoftim për qytetarët që pritet të udhëtojnë drejt Malit të Zi
Të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Malit të Zi, mjafton të kenë me vete vetëm një test PCR, që tregon se ata nuk janë të infektuar me Covid-19.
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Shkodër ka njoftuar se Mali i Zi ka lehtësuar procedurat për kalimin e kufirit nga shqiptarët, dhe nuk do të kërkojë më prenotimin e hoteleve apo paisjen e një bilete avioni për të kaluar.
Sipas njoftimit zyrtar, të gjithë mund të kalojnë nëse testohen negativë.
“Stacionet e Policisë Kufitare Hani i Hotit dhe Muriqan: Njoftojmë të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Malit të Zi, se duke patur përgjigjen e tamponit të tyre, mund të lëvizin normalisht drejt vendit fqinjë. Ky rregull do të jetë i vlefshëm për javët në vijim, deri në një urdhër të dytë, nga e hëna në të premte ora 22:00,”– njofton Drejtoria Vendore e Kufirit.