Manja mbylli mbledhjen, Paloka sulmon Arta Markun: Zonja PPP ishte në vërshtirësi

Manja mbylli mbledhjen, Paloka sulmon Arta Markun: Zonja PPP ishte në vërshtirësi

Menjëherë pas mbylljes së mbledhjes në Komisionin e Ligjeve, nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, e quajti këtë një akt të paprecedentë, pasi sipas tij mbyllja ishte e paligjshme.



Paloka tha se kryetari Ulsi Manja e mbylli mbledhjen, se pa që Arta Marku ishte në vështirësi për tu përgjigjur pyetjeve të opozitës.

Deklarata e Palokës:

Mbas gjithë skandaleve që ju jeni dëshmitarë, seanca e sotme kishte një rëndësi të madhe dhe ne ishim të pranishëm. Jo sepse njohim një prokuror që nuk ka asnjë tagër kushtetues që të

Zonja PPP të jepe disa përgjigje të rëndësishme, askush nga deputetët e përgjithshëm nuk mori asnjë përgjigje. Ajo ka shkuar aty për të zbatuar urdhrat që merr nga partia.

Ajo që dua të denoncojani është ajo që ndodhi në komision, Ulsi duke qenë se ka lidhje me të dhe duke parë që zonja ishte në vështirësi, mbylli në mënyrë të parregullt komision dhe iku. Kjo nuk është e hera e parë pasi e bën dhe Ruçi në Kuvend. Nuk janë bërë pyetjet akoma dhe nuk janë bërë konkluzionet ende. Si ata që po shkelin rregulloren si ajo që shkel ligjin, një ditë do të japin drejtësi para një drejtësie të vërtetë.