Kreu i LSDM-së, njëkohësisht edhe drejtuesi i koalicionit “Mundemi” do të formojë qeverinë e re.
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i ka dorëzuar mandatin Zoran Zaev.
Ndërkohë, sipas Kushtetutës, kreu i LSDM-së brenda 20 ditëve duhet të sigurojë shumicën parlamentare prej 61 deputetëve.
Nga partirë shqiptare pritet që në koalicion me Zaev, të jetë partia BDI e Ali Ahmetit.
Shqiptarët në Parlamentin maqedonas do të përfaqësohen me 32 deputetë.