Marin Mema shpërthen ndaj Vangjel Dules e gjithë politikanëve anti-shqiptarë: Të marrin damkën e tradhtisë, nuk kemi frikë nga ekstremistët grekë!

Marin Mema shpërthen ndaj Vangjel Dules e gjithë politikanëve anti-shqiptarë: Të marrin damkën e tradhtisë, nuk kemi frikë nga ekstremistët grekë!

Gazetari i njohur, Marin Mema, ka kritikuar me tone të ashpra ndaj politikës shqiptare, lidhur me ngjarjen e djeshme në Bularat, ku protestuestit grekë shpërthyen në thirrje anti-shqiptare, teksa ishin në varrimin e Kostandinos Kaçifas.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Marin Mema shkruan se këto thirrje e klithma duhen dënuar nga të gjitha Organizatat Ndërkombëtare, ndërsa shton se deri më tani më shumë kanë bërë 14 deputetët grekë, që paditën televizionin e tyre për manipulim të ngjarjes, se sa Tirana zyrtare.

Mes të tjerash, gazetari ka shpërthyer me sulme të forta ndaj anti-shqiptarit Vangjel Dule, i cili dje nuk pranoi të fliste shqip, por u rreshtua krah ekstremistëve grekë. Mema shkruan se Dule duhet të gjykohet e të marrë damkën e tradhtisë, së bashku me gjithë shqiptarët e tjerë, që pranuan një koalicion të ri.

“Koret rraciste, thirrjet antikombëtare, klithjet për dhunë e vrasje të shqiptarëve duhet të dënohen nga të gjitha Organizatat Ndërkombëtare e përfaqësuesit e tyre në Tiranë… Nga krahu tjeter duhet të shkundin shtetit shqiptar për ta shpallur “Non Grata” të gjithë ata që sot shkelën ligjet e këtij vendi duke cënuar haptazi kushtetutën !! Deri në këtë moment më shumë kanë bërë 14 deputetë greke me padinë e tyre ndaj tv ‘Star” dhe manipulimit që kjo media i bëri ngjarjes sesa vetë Tirana zyrtare.

Sot u lejuan të kalojnë në kufi njerëz të ”Agimit të Artë” kur ndalimi i tyre do të ishte një akt mëse normal në çdo vend europian e të civilizuar. Kjo do të shmangte që në nisje skenat e sotme që nuk kanë e nuk mund të kenë lidhje me një marrdhënie normale mes fqinjësh, që nuk kanë e nuk mund të kenë lidhje me Bashkimin Europian . Karathano është ndaluar, por kështu duhet të ndodhte edhe me ”Karathanot” e tjerë që në mëngjes duke mos u dhënë asnjë mundësi për ato skena të turpshme . Ekstremisti Karathano duhet te gjykohet, e të vuajë në bazë të ligjeve të shtetit shqiptar e kështu e gjithë shpura e tij !!

Të shkojë aty ku i takon e ku do ti takonte ne secilin vend të botës demokratike. E po kështu të gjykohet ekstremizmi i Vangjel Dules, e kushdo që pranon një koalicion të ri me të duhet të marrë damkën e tradhëtisë!! Rrepresioni, dhuna, ekstremizmi, hedhja e zjarrit në marrdhëniet mes dy vendeve duhet të marrë përgjigjen e merituar ! Shteti shqiptar nuk ka pse të ketë frikë të tregojë se këtu është Shqipëri, kështu ka qenë që në krye të herës, e kështu do të vazhdojë të jetë derisa toka të egzistojë !!”, shkruan Marin Mema.

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti