Mario Mandzukiç pas festes në Torino mund të niset drejt kontinentit tjetër

Festa e madhe në rrugët e Torinos do të jetë e fundit për Mario Mandzukiç si lojtar i Juventusit. Sulmuesi kroat do të jetë një nga të sakrifikuarit te kampionët e Italisë që pritet të bëjnë ndryshime në sulm ndërsa 31-vjeçari duhet të zgjedhë mes ofertave që kanë ardhur në drejtim të tij.



 

 

Besiktas që nuk arriti të fitonte titullin në Turqi e shikon si përforcimin ideal për sulmin dhe shumë shpejt do të nisë bisedimet me Juven ndërsa duhet kuptuar edhe dëshira e Mandzukiç. Për të ka edhe oferta më të mira ekonomike nga Kina dhe SHBA.

 

 

Mario ishte një nga sulmuesit më të mirë këtë sezon me Juventusin, por mosha dhe konkurenca e madhe në ekip e detyrojnë atë që të zgjedhë drejtim tjetër në karrierën e tij. Ai ka qenë lojtar i disa prej skuadrave më të suksesshme në Europë, si Atletico Madrit, Bayern Munich, gjithashtu është një nga shtyllat e përfaqësueses kroate.

 

 

 

more recommended stories

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.