Bota16 Gusht 2019, 09:05

Marko Gjuriç: Kalaja e Artanës nuk do të jetë kurrë e Kosovës

Shkruar nga Pamfleti
Marko Gjuriç: Kalaja e Artanës nuk do të jetë kurrë e

Marko Gjuriç: Kalaja e Artanës nuk do të jetë kurrë e Kosovës

Drejtori i zyrës së qeverisë serbe për Kosovën Marko Gjuriç ka deklaruar me rastin e vendosjes së flamurit shtetëror në kalanë e Artanës, se “kjo kala kurrë nuk do të jetë monument kosovar”.

“Pas kësaj mund të shtrohet pyetja se çfarë është në vijim, ndoshta vendosja e shqiponjave të zeza shqiptare në vend të kryqeve nëpër kisha”, ka pyetur Gjuriç.

Sipas fjalëve të tij, vendosja e flamurit të Kosovës në këtë kala “paraqet një akt të revizionizmit historik”.

“Kalaja e Artanës është një prej lokaliteteve kyçe historike serbe, dhe çdo tentim që ajo të paraqitet në ndonjë dritë tjetër nuk është asgjë përveç se akt i fshirjes së dhunshme të historisë”, ka thënë Gjuriç.

Ai ka mbajtur një ligjëratë të shkurtër historike duke treguar se “Artana në mesjetë ishte një qytet multietnik, ku kanë jetuar serbët, sasët, grekët, dubrovnikasit  dhe të tjerët”.

“Ata të cilët sot duan që ta bëjnë Kosovën monoetnike nuk e kanë zgjedhur rastësisht Artanën në mënyrë që me provokime të paskrupullta dhe falsifikim të historisë të fshehin se Kosova, në kohën kur ka qenë zemra e Serbisë, ishte një prej rajoneve më të pasura dhe një nga më të kulturuarit në Evropë”, ka përfunduar “ligjëratën” e tij Marko Gjuriç./Insajderi

Rajoni drejtori i zyrës së qeverisë serbe për Kosovën kalaja e Artanës Marko Gjuriç