Sport 8 Nëntor 2018, 22:25

Marotta te Inter, blerja e parë një bardhezi!

Shkruar nga Pamfleti
Marotta te Inter, blerja e parë një bardhezi!

Giusepe Marotta pas largimit nga Juventusi pret të rifillojë menjëherë të punojë në rolin që më së miri di të bëjë. Të blejë dhe të shesë futbollistë është specialiteti i tij dhe sipas asaj që raporton “Il Giornale”, Marotta ka që tani në mendje goditjen e tij të parë në favor të Inter.

Referuar aludimeve të merkatos, të raportuara nga “IlGiornale.it”, blerja e parë e Marottas te Inter do të jetë De Paul.

Futbollisti sapo ka rinovuar me Udinese, por kjo, lehtësisht e kuptueshme nuk nënkupton shumë. Është e qartë se bardhezintjë e Udinese duan të evitojnë largimin e futbollistit për një çmim të ulët. Në fakt, si dëshmi të gjithë kësaj është shifra që Inter është e gatshme të ofrojë për blerjen e Paul, 30 milionë euro.

 

Sport Inter Marotta